LAJMI I FUNDIT:

Skandali në M-NAV të Maqedonisë, gjithçka që duhet të dini

Skandali në M-NAV të Maqedonisë, gjithçka që duhet të dini
mde

Gjatë ditës së djeshme (4 janar) ka ndodhur një skandal i paparë deri tani në komunikacionin ajror në Maqedoni, e më poshtë janë informacionet kronologjike të ngjarjeve. 

“Vet objekti për kontroll të fluturimeve është hapësirë strikte për objekt sigurie që interes kombëtar për të hyrë atje ka protokolle të posaçme sigurie. Ne besojmë se me normat ndërkombëtare ky akt në ndonjë shtet normal në Evropë apo Botë do të trajtohej si akt terrorizmi. Vet hyrja në ato hapësira paraqet rrezik sepse nuk të vij deri te sulmi, nëse personi ishte duke përcjell ato pozicione që për momentin është dashur të ndaj dy ose më tepër vija të fluturimit, atëherë ekziston rreziku për ndeshje potenciale të atyre aeroplanëve”, tha Aleksandar Tasevski, Sindikata e Kontrollorëve.


Sulmi në M-NAV cenoi sigurinë ajrore në vend, pati rrezik për përplasje të aeroplanëve
Lexo po ashtu Sulmi në M-NAV cenoi sigurinë ajrore në vend, pati rrezik për përplasje të aeroplanëve

E gjatë ditës së djeshme (4 janar), ish-ministri Bekim Neziri së bashku me persona tjerë, të papenguar nga sigurimi, janë futur brenda objektit dhe kanë sulmuar të punësuarit të cilët kanë qenë brenda.

Ngjarjet në M-NAV, Bekim Neziri përfundon në polici
Lexo po ashtu Ngjarjet në M-NAV, Bekim Neziri përfundon në polici

Sulmi në fjalë ka ndodhur pas polemikave verbale dhe publike lidhur me punësimet në M-NAV, që Sindikata i ka quajtur si punësime partiake.

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror: Mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk largohen tre drejtorët e M-NAV
Lexo po ashtu Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror: Mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk largohen tre drejtorët e M-NAV

Policia e Maqedonisë për këtë rast ka thënë “Sot (01.04.2024) rreth orës 15:15 në Petrovec, një person i punësuar në M-NAV ka raportuar se në objekt ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht se B.N. (personi i punësuar në institucion) së bashku me disa persona të tjerë të panjohur kanë sulmuar fizikisht P.B., E.K. dhe B.R. (personat e punësuar në institucion). Menjëherë pas marrjes së kallëzimit në vendngjarje janë drejtuar zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.”

MPB-ja me detaje për ngjarjet në M-NAV
Lexo po ashtu MPB-ja me detaje për ngjarjet në M-NAV

Nga ana tjetër ka reaguar edhe BDI-ja, partia ku i dyshuari i parë për incidentin, Bekim Neziri, është kryetar i degës së Çairit.
Bashkimi Demokratik për Integrim, dënon me vendosmëri çdo formë të dhunës. Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh. Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosmëri. Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.

Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë. Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore. Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI: Dënojmë dhunën në M-NAV, bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve
Lexo po ashtu BDI: Dënojmë dhunën në M-NAV, bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve

Për këtë ngjarje, Prokuroria Themelore Publike, për të dyshuarin e parë dhe për të tre tjerët e përfshirë në incident, ka kërkuar paraburgim. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” të dënuar nga neni 303 paragrafi 2 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Prokuroria kërkon paraburgim për Bekim Nezirin dhe tre persona tjerë
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për Bekim Nezirin dhe tre persona tjerë

Për këtë ngjarje kanë reaguar të gjithë autoritetet politike, por jo vetëm. Për këtë incident nga Sindikata e kontrollorëve, është njoftuar edhe Eurokontroll, që është institucion që përkujdeset për trafikun ajror në Evropë. /Telegrafi/