LAJMI I FUNDIT:

Skandali me mikrokreditë, PD akuzon Ramën: Piramidat e kryeministrit kanë dëmtar 103 mijë qytetarë

Skandali me mikrokreditë, PD akuzon Ramën: Piramidat e kryeministrit kanë dëmtar 103 mijë qytetarë

Sekretari për Programin në Partinë Demokratike, Arbi Agalliu, ka reaguar sot rreth skandalit të mikrokredive që ka dëmtuar rreth 103 mijë qytetarë në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Agalliu shprehet se kjo skemë mashtrimi vazhdon të jetë ende në process. Ai tha se institucionet financiare janë ngritur dhe toleruar nga kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët e koruptuar.

Deputeti i PD, gjithashtu thotë se “çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin e kryeministrit”.


Ai apeloi që Prokuroria e Posaçme SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj skeme mashtruese dhe të dërgojë përpara drejtësisë përgjegjësit.

Deklarata e Plotë:

Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetar dhe rreth 20 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në proçes mashtrimi nga institucionet financiare që janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga ai dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

510 milionë euro janë paguar nga qytetarët më të pamundur të shoqërisë shqiptarë të cilët të presionuar nga funksionarët publik janë detyruar të paguajnë detyrime që nuk i kanë marrë kurrë.

570 milionë euro asete janë bllokuar ose kaluar për llogari të këtyre mashtruesve financiar si pasojë e lejimit të proçedurave të paligjshme nga ana e hipotekave apo si pasojë e mos ushtrimit të kontrollit të organeve kompetente mbi përmbaruesit që kanë shkelur ligjin për të ndihmuar këto piramida moderne të ideuara dhe mbështetura nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin Edi Ramës i cili ka pasur diejeni të plotë për veprimtarinë e tyre minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht dhe të mos marr asnjë masë për të parandaluar këtë krim që ka prekur 103 mij shqiptar.

Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të çojë deri në fund hetimet e nisura për këtë skemë gjigande mashtrimi si dhe të marri në përgjegjësi penale të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur dijeni për të dhe e kanë lejuar duke filluar nga Edi Rama dhe e gjithë shpura e tij e korruptuar.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori