Bërjet publike të abuzimeve seksuale dhe mbulimeve nga ana e hierarkisë së Kishës Katolike në SHBA kanë ringjallur ndjesinë e një tradhtie që ka shkatërruar besueshmërinë e klerit amerikan pas valës së parë të skandaleve në 2002.
Por Amerika nuk është në rast i vetëm; kjo situatë është shfaqur në të gjithë kontinentet në dy vitet e fundit duke përfshirë edhe atë latino-amerikan, kontinentin e Papës. Pritet që Papa të flasë mbi këto çështje këtë fundjavë kur të vizitojë Irlandën, vendin e parë që u përball me këto probleme në vitet 90. Le t’i hedhim një vështrim vendeve të përfshira më shumë në këtë skandal:
Amerika: Pas bërjes publike të abuzimeve ekleziastike në Boston në vitin 2002, peshkopët amerikanë adoptuan norma anti-abuzive më të rënda në Kishën Katolike; një politikë që përjashton nga kjo detyrë këdo prift që kryen një akt abuzimi të pranuar ose të provuar. Rregulli e do që dioqezat të raportojnë akuzat e abuzimeve në polici dhe që bëhet një mbledhje laike që merr dhe ekzaminon ankesat.
Skandali amerikan u ripërsërit në qershor me disa rrëfime, ku një prej kardinalëve që elaboroi politikën e vitit 2002, tani arqipeshk i tërhequr i Uashingtonit, Theodore McCarrick u akuzua për abuzime të paktën të dy minorenëve si dhe të seminaristëve të rritur. McCarrick thotë se është i pafajshëm, por kohët e fundit ka dhënë dorëheqjen si kardinal. Tani një gjykatë në Pensilvani ka nxjerrë një raport, në të cilin 300 priftërinj kanë abuzuar seksualisht mbi 1000 fëmijë, ndoshta edhe më shumë në 6 dioqeza të shtetit qysh nga vitet 40.
Kili: Françesko zbuloi personalisht abuzimet seksuale nga ana e klerit dhe se si këto ishin fshehur nga hierarkia katolike duke krijuar skandalin më të madh në këto 5 vite të papatit të tij. Në një vizitë në Kili Françesko lëshoi një lumë kritikash kur cilësoi si shpifje akuzat kundër një peshkopi kilian, të cilin e kishte mbrojtura fort. Kur e kuptoi gabimin e tij, Françesko ndryshoi pozicion; urdhëroi një hetim nga ana e Vatikanit, u kërkoi falje personalisht viktimave, të cilat i kishte kritikuar dhe detyroi hierarkinë katolike kiliane të dorëheqje.
Australi: Australia hodhi në veprim një hetim kombëtar prej 4 vitesh për të gjitha format e abuzimit institucional, katolik dhe të tjera dhe arriti në përfundimin se 4444 njerëz ishin abuzuar në më shumë se 1000 institucione katolike nga 1980 deri në 2015. Hetimi i Komisionit Mbretëror, hetimi më i lartë në nivel kombëtar zbuloi se 7% e priftërinjve katolikë në Australi nga 1950 deri në 2010 ishin akuzuar për abuzime seksuale ndaj fëmijëve.
Një prej tyre kardinali George Pell, ministër i financave në Vatikan dhe këshilltar i Françeskos shkoi në Melbourne për t’u gjykuar për abuzime seksuale. Pell thotë se është i pafajshëm. Kohët e fundit Françesko pranoi dorëheqjen e arqipeshkut të Adelaide-s, Philip Wilson që e bën klerin katolik të rangut më të lartë që është dënuar për fshehje të abuzimeve.
Francë: Një nga kardinalët më të shquar të Francës, Philippe Barbarin do të gjykohet në janar për fshehje të një rasti të një pederasti në Lion, ku Barbarin ishte arqipeshk qysh prej 2002. Barbarin dhe 5 të tjerë akuzohen se e kanë ditur që prifti Bernard Preynat abuzonte seksualisht me minorenët dhe që nuk e kishin denoncuar në polici.
Preynat që tani është 70 e ca vjet ka rrëfyer për viktimat dhe për takimet me superiorët e tij përfshirë këtu edhe Barbarin. Një i akuzuar tjetër është edhe një funksionar i Vatikanit përgjegjës për abuzimet me të cilin Barbarin ishte konsultuar për rastin Preynat duke i thënë që ta mbante prifin larg nga fëmijët që të evitonin me çdo kusht një skandal.
Irlandë: Hetuesit kanë sjellë 4 raporte masive që prej 2005 mbi një histori të kishës që përballet me priftërinj pederastë duke mundësuar kështu dobësimin e kishës angleze katolike në një shoqëri dhe me një politikë si Irlanda.
Raportet detajojnë sesi dhjetëra mijëra fëmijë kanë pësuar një gamë të gjerë abuzimesh në institucionet e administruara nga kisha, si p.sh peshkopët irlandezë lëviznin nga një vend në tjetrin priftërinjtë pederastë ose në Amerikë dhe në Australi dhe sesi peshkopët nuk denoncuan në Dublin në polici, derisa kur u detyruan nga denoncimet në vitet 90.
Vatikani: Në qershor gjykata e Vatikanit shpalli fajtor monsinjor Carlo Capella për zotërim dhe shpërndarje të pornografisë infantile dhe e dënoi me 5 vite burg. Capella pranoi t’i kishte parë imazhet dhe e quajti një periudhë brishtësie dhe krize të brendshme për shkak të transferimit në ambasadën e Vatikanit në Uashington.
Në vitin 2013 Vatikani akuzoi ambasadorin në Republikën Domenikane, monsinjor Jozef Wesolowski për abuzime mbi fëmijët. Wesolowski u përjashtua nga priftë-rimi nga gjykata e Vatikanit, por vdiq para se t’i bëhej gjyqi penal.
Burimi: Tucson.com/ Në shqip nga bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Anija kozmike private prek Hënën – imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

“Ne kemi një plan B, C, D”, thotë presidentja e Meksikës – nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës