Kameruni ka hequr dorë nga portieri Andre Onana për ndeshjen e tyre kundër serbëve.

Ylli i Interit është lënë jashtë skuadrës për arsye disiplinore, sipas L'Equipe.


Onana filloi në ndeshjen hapëse të Kamerunit në Kampionatin Botëror kundër Zvicrës dhe performoi mirë në humbjen 1-0.

Andre Onana është lënë jashtë skuadrës së Kamerunit për përballjen me Serbinë

Por, në ditët që kur Onana dhe trajneri i Kamerunit, Rigobert Song thuhet se kanë pasur një mosmarrëveshje mbi stilin e lojës së portierit.

Sipas Fabrizio Romanos, Song dëshiron të ketë një portier më tradicional në portë.

Dhe Onana, i cili është shumë i aftë për të luajtur nga prapa, po refuzon të ndryshojë stilin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app