LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Kombëtaren e Spanjës, federatës i shkojnë 15 e-maile: Largo trajnerin, ose nuk do të luajmë më

Skandal në Kombëtaren e Spanjës, federatës i shkojnë 15 e-maile: Largo trajnerin, ose nuk do të luajmë më

Federata e Futbollit të Spanjës ndodhet në një hall të madh me Kombëtaren e femrave.

Plot 15 futbolliste kanë refuzuar të grumbullohen në muajin shtator pasi kanë probleme me trajnerin Jorge Vilda.

Futbollistet kanë dërguar e-maile duke i shpjeguar arsyet Federatës se nëse nuk largohet trajneri Jorge Bilda nuk do të grumbullohen më, pasi arsyeja e tyre është se në dhomat e zhveshjes apo edhe në stërvitje nuk është ajo e duhura.


Menjëherë ka ardhur reagimi nga Federata e Futbollitt ë Spanjës, që i ka bërë të qartë futbollisteve se asnjëra nuk mund ta kërcënojë apo të vendosë se çfarë ndodhë në Kombëtare.

“Federata njofton se ka marrë 15 e-mail nga 15 vajza të kombëtares që kërkojnë shkarkimin e trajnerit duke theksuar se gjendja aktuale e kombëtares prek shëndetin emocional të tyre”.

“Por, Federata nuk do të lejojë që lojtaret të vendosin në pikëpyetje trajnerin e kombëtares dhe stafin e tij, pasi nuk kanë fuqi vendimmarrje për të tilla vendime”.

“Federata nuk do të pranojë asnjë lloj presioni, këto manovra janë larg vlerave të sportit dhe cilësohen të dëmshme. Të mos marrësh pjesë në kombëtare cilësohet si një akt i rëndë dhe ka skualifikime që shkojnë nga dy deri në pesë vite. Federata kërkon që në fushë të ketë vetëm lojtare të përkushtuara edhe nëse do të duhet të luajmë me të rejat”.

“Tashmë, ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me sportin, por edhe me dinjitetin, përfaqësuesja nuk është e negociueshme. Është një situatë e paprecedentë si në futbollin e femrave ashtu edhe në atë të meshkujve”.

“Kombëtarja ka nevojë për lojtare të përkushtuara dhe që e duan fanellën e ndihen krenarë me të. Lojtaret që kanë ndërmarrë një akt të tillë do të mund të rikthehen vetëm nëse kërkojnë falje dhe pranojnë gabimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori