S’ka profesorë shqiptarë në gjimnazin e Velesti, mësimin nxënësit e ndjekin në qytete tjera (Video)
Për të ndjekur mësimin në gjuhën e tij amtare, Bekim Zeqiri nga Jabollçishta e Epërme e Velesit ka ardhur në Shkup. Ai po ndjek mësimin në gjimnazin “Zef Lush Marku” , e për këtë u detyrua pasi që në gjimnazin “Koço Racin” në Veles nuk ka profesorë shqiptarë. Bekimi thotë se nuk e ka lehtë për të përballuar shpenzimet, për konvikt dhe për udhëtimet dy herë në muaj për në vendlindje.
“Ka shpenzime, por kur marrim parasysh më mirë është në shqip dhe të shpenzojmë, se sa me mësuar maqedonisht. Kjo është arsyeja se nuk dua të mësoj maqedonisht. Nuk jam vetëm unë, ka edhe shumë shok të tjerë që kanë ardhur këtu dhe në qytete tjera shqiptare ku mësohet vetëm shqip”, tha Bekim Zeqiri, nxënës.
Sipas tij, shumë bashkëmoshatarë të tij që kanë ngelur të ndjekin mësimet në gjimnazin e Velesit po e humbasin gjuhën amtare, ndërsa maqedonishtja po përdoret si gjuhë komunikimi mes tyre.
Sociologu Ali Pajaziti thotë se kjo dukuri e nxënësve shqiptar që mësojnë në gjuhën jo amtare duhet alarmuar, me që sipas Konventës Ndërkombëtare shkelet drejta për arsimim në gjuhën amtare. Pajaziti thotë se mungesa e kuadrit shqiptar në rajonin e Velesit është për shkaqe institucionale.
Nxënësve të shkollës së mesme “Koço Racin” në Veles mbi 90 për qind të lëndëve u ligjërojnë profesorë maqedonas. Drejtoria e shkollës thotë se përgjigja duhet kërkuar tek komuna e Velesit, por kryetari i kësaj komune Sllavço Çadiev në prononcimin një muaj më parë për TV21 kishte deklaruar se përgjegjës për këtë situatë është Ministria e Arsimit, dhe se duhet të gjejë zgjidhje. E nga Ministria e Arsimit thonë se ky problem do gjejë zgjidhje pas formimit të Qeverisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë