Kur vjen mesdita dhe temperaturat shkojnë në maksimum, Zeqir Ademi e lë punën në kopshtin e tij dhe kërkon e ndonjë hije nën pemë.
Me kryetarin e fshatit, Bratislav Kostiq, bisedojnë për punët e përditshme, në veçanti për të mbjellat në Bahçe. Përkundër se i përkasin dy komuniteteve të ndryshme raportet i mbajnë shumë miqësore.
“Ne këtu jemi të sigurt, nuk kemi frikë prej askujt as serbët prej neve por as ne shqiptarët prej tyre. Nuk ka pasur probleme që ne me u frikësua prej njëri tjetrit”, deklaron Zeqir Ademi.
Se nuk kanë probleme mes vete e thotë edhe Bratislav Kostiq.
“Ne jetojmë pranë njeri tjetrit. Vajza ime është martuar ka qenë muzika në gjuhën serbe, por unë ju kam kërku falje fqinjëve të mi edhe në rregull kanë qenë. E njëjta ndodh edhe me argëtimin e tyre, me muzikën dhe gjuhën e tyre. Ne jemi krejt të lindur në Kosovë dhe kemi disa nevoja të ngjajshme. Kërkoj prej të gjjthëve të respektojmë njëri tjetrin sa më shumë”, shprehet Kostiq.
Shtëpia e Bratisllav Kostiqit, një ditë më parë ishte cak i një vizite të rëndësishme. Këtu ishte shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Për këtë takim njoftoi edhe shefi i BE-së, ndërkaq një pjesë të madhe të deklaratës ia kushtoi incidenteve ndër-etnike, që sipas Szunyog janë shpeshtuar së fundmi.
“Ndërsa isha në Vushtrri së bashku me kryetarin Idrizi, vizitova fshatin Gojbulë për të biseduar me popullatën serbe të Kosovës. Incidentet ndëretnike ishin të rralla në Vushtrri deri në pandemi, por që atëherë janë intensifikuar dhe duhet të adresohen. Unioni Evropian është për të drejta të barabarta”, ka shkruar Szunyog, në llogarinë e tij në Twitter.
RTV Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Zyra e Shefit të BE-së se në raportimet e cilit institucion bazohet kjo deklaratë. Por, për një gjë për të cilën nuk kanë kthyer përgjigje. Ngjashëm sikurse nuk kanë treguar se çka u bisedua në shtëpinë e Kostiqit. Ky i fundit thotë se mysafirëve iu ankua kryesisht për probleme për punësim dhe mungesë të infrastrukturës.
“Sa i përket bisedës tonë ne kemi folur per punësimin e të rinjëve serb, sepse në qendrën e komunës së Vushtrrisë janë telashet e infrastrukturës, kanalizimi, uji, ndriçimi dhe probleme të ngjajshme. Ata kanë kuptuar nevojat tona dhe ekzistojnë premtimet nga ana e tyre që jetesa e shqiptarëve dhe serbëve të bëhet edhe më e mirë. Serbët që sot jetojnë këtu janë mirë. Ke edhe prej atyre që vetëm e përshëndesin njëri tjetrin, ka nganjëherë edhe probleme prej njerzëve të caktuar që nuk dua ti’u përmendi nacionalitetin e tyre. Dje me kryetarin e komunës kemi biseduar për këtë dhe besoj që disa marrëveshje politike munden me ofru zgjidhje në jetesë më të mirë”, deklaron për RTV Dukagjinin Bratislav Kostiq.
Deklaratën për incidentet ndër-etnike e kanë demantuar edhe presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti. Edhe duke u bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës deklarata e Shefit të BE-së nuk qëndron.
“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se në rajonin e Vushtrrisë me fshatra, nga viti 2019 e deri në fund të prillit 2022 është raportuar një rast. Në vitin 2020 është raportuar një rast ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, rast i cili rast është kompletuar dhe është dërguar ne Prokurori”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Kjo përgjigje reflekton edhe në realitetin e fshatit me rreth 50 shtëpi të banueshme, banorët e të cilave i përkasin komuniteti shqiptar dhe serb.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa