Bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe ia ka vështirësuar edhe më shumë punët koalicionit qeverisës për të siguruar votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Subjektet opozitare vazhdojnë të qëndrojnë kundër marrëveshjes së Vjenës duke thënë se ky version është i papranueshëm për ta.
Në këtë situatë vlerësohet se Qeveria do të detyrohet që të kërkojë konsensus me opozitën në mënyrë që të mos zgjatet edhe më tutje procesi i liberalizimit të vizave, pasi ratifikimi i demarkacionit është kusht në atë proces.
Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për gazetën “Zëri”, se është në të mirën e gjithanshme e sidomos të proceseve shtetndërtuese dhe atyre të ndërlidhura me cilësinë e jetës së qytetarëve që çështja e demarkacionit të mos vonohet edhe më tutje.
Madje, ai ka thënë se pa e specifikuar me datë pushteti është duke bërë përgatitje që këtë çështje ta riprocedojnë.
Sipas tij dialogu në mes pushtetit dhe opozitës do të duhej të zhvillohej edhe para se të largohet Lista Serbe.
“Konsiderojmë gjithashtu se, imponimet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, apo të asaj natyre për të cilat po aludoni ju, nuk duhet të jenë shtysa as premisa për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet pozitës dhe opozitës rreth demarkacionit. Përkundrazi dialogu konstruktiv dhe me të gjithë, pa dallime, është parakusht pa alternativë për shtyrjen e proceseve vitale përpara, përfshirë këtu edhe çështjen e demarkacionit edhe atë të kthimit të Listës Serbe në jetën aktive institucionale”, ka potencuar Abdullahu. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City