LAJMI I FUNDIT:

Situatë kaotike në Louisville për shkak të vrasjes së afro-amerikanes, plagosen dy policë – Garda Kombëtare patrullon nëpër rrugë

Situatë kaotike në Louisville për shkak të vrasjes së afro-amerikanes, plagosen dy policë – Garda Kombëtare patrullon nëpër rrugë

Dy policë janë plagosur me armë zjarri në protestat e organizuara në Louisville të Kentucky, pas vendimit të gjykatës që nuk e dënoi asnjërin nga tre policët e dyshuar për vrasjen e afro-amerikanes Breonna Taylor.

Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë në këtë qytet, Robert Shreder, ka deklaruar se i dyshuari për plagosjen e policëve është arrestuar, duke mos zbuluar nëse ai kishte marrë pjesë në demonstrata, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, policët janë plagosur në një udhëkryq ku demonstruesit kishin bllokuar trafikun dhe pati të shtëna – ku turma filloi të vrapojë në të gjitha anët pas panikut të krijuar.

E si pasojë e konfrontimit me policinë, janë arrestuar më shumë se 40 demonstrues. Në Louisville është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe aplikohet masa e orës policore, kurse nëpër rrugë kanë dalë pjesë të Gardës Kombëtare me mjete të ndryshme të blinduara.

Protestat janë organizuar edhe në qytetet tjera amerikane, kurse qytetarët e pakënaqur me vendimin e gjykatës që të mos dënohen të akuzuarit për vrasjen e Breonna Tyler, janë mbledhur në rrugët e New Yorkut, Chicagos, Washingtonit, Atlantës dhe Filadelfias. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori