LAJMI I FUNDIT:

Situata me meningjit, mbi 80 persona të spitalizuar gjatë këtij viti  

Situata me meningjit, mbi 80 persona të spitalizuar gjatë këtij viti  

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka deklaruar se muaji korrik ka pasur një rritje të ndjeshme të personave të cilët janë paraqitur me meningjit.

Vishaj në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se në Klinikën Infektive, numri i pacientëve ka arritur deri 48 për spitalizim, kryesisht nga mosha pediatrike.


“Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar me Meningjit akut gjithsej tetë pacientë, dy nga këta pacientë janë mosha pediatrike me meningjit viral dhe gjashtë me meningjit bakteror.

Nga fillimi i viti 2023, e deri në qershor janë spitalizuar gjithsej 38 pacientë me meningjit. Nga muaji korrik e deri më sot, kemi pasur një rritje të ndjeshme të kërkesës për spitalizim me meningjit viral te moshat pediatrike, gjithsej 43 pacientë. Kjo rritje ka karakter sezonal dhe është evidente edhe krahasuar me vitin paraprak” tha Vishaj.

Po ashtu, ai tha se infeksioni meningjit kërkon vëmendje të shtuar te popullata, derisa shtoi se Klinika Infektive në Prishtinë, ka kapacitet të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve me meningjit.

Sipas tij, deri tani nuk ka pasur raste me fatalitet te pacientët me meningjit viral.

“Kemi pasur edhe 20 pacientë tjerë të moshave adulte të cilët janë trajtuar me formën e meningjitit bakterior. Kjo rritje e pranisë se infeksionit me meningiit viral që është prezentë, kërkon vëmendje të shtuar te popullata në përgjithësi dhe respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Klinika Infektive e mbështetur nga SHSKUK, ka kapacitetet e nevojshme për trajtim cilësore të meningjiteve në përgjithësi” ka shtuar Vishaj për KosovaPress.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale.

Ndërsa, siç njofton MSh-ja, rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije. Meningjiti trajtohet vetëm në spital.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori