LAJMI I FUNDIT:

Situata e brishtë në veri, Kurti shtyn pjesëmarrjen në konferencën për siguri në Bratisllavë

Situata e brishtë në veri, Kurti shtyn pjesëmarrjen në konferencën për siguri në Bratisllavë
Foto: arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë pjesëmarrjen e tij në konferencën për sigurinë globale, Globsec që po mbahet në Bratisllavë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin, se për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja e kryeministrit Kurti.

“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, tha Kryeziu.


Borrell flet për situatën në veri: Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave
Lexo po ashtu Borrell flet për situatën në veri: Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave

Kryeministri Kurti kishte paralajmëruar paraprakisht se do të merrte pjesë në një panel të martën pasdite me me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së.

Në këtë konferencë në Bratisllavë, Kurti e Vuçiq kanë qenë të ftuar.

Si rezultat i situatës në veri është përmendur Bratisllava si vend i mundshëm për një takim mes Kurtit e Vuçiqit.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar përmes Instagramit se nuk do të shkojë në Bratisllavë, për shkak se “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.

Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me trupat e misionit të KFOR-it. Ky mision tha se tre ushtarë janë plagosur nga armët e zjarrit, ndërkaq edhe 27 të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori