LAJMI I FUNDIT:

Sistemi iOS 13 do të mundësojë hyrjen në iCloud me Face ID dhe Touch ID

Sistemi iOS 13 do të mundësojë hyrjen në iCloud me Face ID dhe Touch ID

Apple ka bërë të ditur kohë më parë, mundësitë që do t’i ofrojë me sistemin iOS 13, për iPadOS dhe pajisjen me format më të madh, që do të shfrytëzojë macOS Catalina.

Në mënyrë që ta bëjë hyrjen në iCloud sa më të sigurt, është duke u testuar sistemi i kyçjes me Face ID dhe Touch ID, që punojnë vetëm me OS beta, apo nëse shfrytëzohet beta.icloud.com në Safari, transmeton Telegrafi.


Raporti i 9to5Mac, ka bërë të ditur, se sa herë që provohet të hyhet në iCloud, do të del edhe mundësia, që të provohet edhe këto sisteme tjera fizike, por jo edhe për pajisjet që nuk i kanë këto sisteme të reja.

Mirëpo, mund të jetë obliguese, në pajisjet që i kanë Face ID dhe Touch Id, duke pamundësuar hyrjen nëse nuk bëhet skanimi. Shfrytëzuesit kanë kërkuar nga Apple më shumë siguri, meqenëse nuk duan që të dhënat e tyre, të jenë edhe në dispozicion të dikujt tjetër.

Gjykata e lartë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ka vendosur gjatë këtij vitit, se policia nuk mund të kërkojë të dhënat e përdoruesve, qofshin me numra, shifra apo biometrike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Android e kalon Nokian!

Android e kalon Nokian!

Teknologji
Kalo në kategori