LAJMI I FUNDIT:

Sipërmarrësi dhe filantropi, Elvin Guri, themelon fond të bursave në Kolegjin RIT Kosova (A.U.K)

Sipërmarrësi dhe filantropi, Elvin Guri, themelon fond të bursave në Kolegjin RIT Kosova (A.U.K)

RIT Kosova (A.U.K) dhe Familja Guri janë partnerë në krijimin e fondit të Bursave “Ralitsa dhe Elvin Guri” për studentë të talentuar, me të ardhura të ulëta dhe me potencial të ndritshëm.

Fondi i bursave u bë i mundur falë bujarisë së Z. Elvin Guri dhe bashkëshortes së tij Znj. Ralitsa Agayn-Guri, të cilët besojnë në fuqinë transformuese të edukimit.

Z. Elvin Guri është një investitor dhe sipërmarrës me 15 vite përvoje të suksesshme në sektorin bankar dhe të kapitalit privat. Z. Guri është gjithashtu një aksionar i rëndësishëm në Telekom Albania.


Z. Guri ka fituar gradën Bachelor në AUBG në Bullgari dhe MBA Ekzekutive nga Universiteti i Oksfordit. Për më tepër, Elvini mbështet disa nisma arsimore në Bullgari dhe Shqipëri, përfshirë AUBG, Mësimdhënie për Bullgarinë (“Zaedno kundër Chas”) dhe Junior Achievement.

Me një zotim prej 30,000 Euro që do të shpërndahet gjatë tre viteve të ardhshme, Z. dhe Znj. Guri po vazhdojnë të zgjerojnë horizontin e asaj që do të thotë rritje në qasjen e edukimit. “Ralitsa dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi mundësinë dhe privilegjin të krijojmë një program bursash në RIT Kosovo (A.U.K), tha Z. Guri, “…dhe mezi presim të bëjmë më shumë në të ardhmen.”

Z. dhe Znj. Guri besojnë se mbështetja e arsimit të lartë është një investim afatgjatë që prodhon një komunitet të shëndetshëm dhe të suksesshëm. “Mbështetja në arsim cilësor për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ka qenë një nga qëllimet e jetës sime”, tha Z. Guri.

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, Dr. Kamal Shahrabi, ushtrues detyre të Presidentit dhe Dekan në RIT Kosovë (A.U.K) falënderoi zotin dhe zonjën Guri për kontributin e tyre bujar.

“Pandemia e COVID-19 ka pasur një ndikim të konsiderueshëm shëndetësor dhe ekonomik që dërmoi aftësinë financiare të studentëve tanë për t’u regjistruar ose për të përfunduar studimet e tyre,” tha Dr. Shahrabi, “…duke krijuar këto bursa, ne do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë disa prej studentëve që kanë nevojë për mbështetje, veçanërisht gjatë këtij viti.”

Ndërsa bursa është e orientuar drejt mbështetjes së studentëve të posa regjistruar, për vitin akademik 2020-21, Bursa “Ralitsa dhe Elvin Guri” do të mbështes edhe studentët aktual.

Më shumë informata mbi kriteret e bursave do të postohen në faqen e internetit të RIT Kosovë (A.U.K).

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori