LAJMI I FUNDIT:

Sipas thashethemeve të reja, do të ketë vetëm një version të tabletit Pixel të Google

Sipas thashethemeve të reja, do të ketë vetëm një version të tabletit Pixel të Google

Padyshim se është pritur një kohë shumë të gjatë për tabletën e re Pixel të Google. E shfaqur për herë të parë në maj 2022, kjo tabletë ende nuk është prezantuar zyrtarisht, pavarësisht se një ishte në shitje në Facebook Marketplace në dhjetor.

Gjatë ditës së djeshme, një thashethem i ri nga një burim përgjithësisht i besueshëm hedh pak më shumë dritë mbi pajisjen e ardhshme.

Ndryshe nga disa thashetheme të mëparshme, me sa duket do të ketë vetëm një version Pixel Tablet – pra nuk do të ketë ndarje mes versionit të thjeshte dhe atij Pro, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.


Pixel Tablet do të vije me çipin Tensor G2 SoC, çip ky i cili është i integruar edhe tek Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro, do të ketë një ekran me rezolucion 2,560×1,600 i bërë nga kompania China Star Optoelectronics dhe një “driver” LED me gjashtë kanale Richtek RT4539.

Kjo përdoret për dritat e pasme të ekraneve LCD, ndaj mos prisni të shihni një panel AMOLED në tabletin e ardhshëm të Google. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Teknologji
Kalo në kategori