Sipas revistës "Forbes", George Clooney fitoi më së shumti para se çdo aktor tjetër gjatë vitit të kaluar

George Clooney ka fituar më së shumti para se çdo aktor gjatë një periudhe 12-mujore - falë pjesërisht shitjes së kompanisë "tequila" që ishte bashkëthemelues.
Forbes vlerëson se ylli 57-vjeçar ka pasur të ardhura rreth 239 milionë dollarë që nga 1 qershor 2017 deri në të njëjtën periudhë të këtij viti.
Kjo e vë atë të dytin në listën vjetore të të famshëmve më të paguar në botë, ku në vend të parë është boksieri Floyd Mayweather.

Kylie Jenner është e treta në numërimin e 100 të famshëm, e cila vitin e kaluar ka fituar 166.5 milionë dollarë.
Nga 100 personat me të ardhura më të mira, vetëm 15 ishin femra të fushave të ndryshme të jetës.
Njëqind të famshmit e parë së bashku kanë arkëtuar rreth 6.3 miliardë dollarë më shumë gjatë 12 muajve të fundit se para dy vjetëve, përkatësisht mbi 22 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Në total kanë arkëtuar rreth 100 miliardë dollarë - më shumë se dyfishi i numrit të dy viteve të fundit. /Telegrafi/




















































