Sipas CNN-it turk, Dua Lipa kaloi natën në shoqëri të Asensios pas finales së Ligës së Kampionëve

Marco Asensio dhe Dua Lipa kanë kaluar një natë së bashku. Kjo është të paktën se çfarë thotë edicioni turk i CNN-it.
Mediat turke shkruajnë se futbollisti i Real Madridit dhe bukuroshja shqiptare janë argëtuar pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve mes madrlenëve dhe Liverpoolit.
Këngëtarja jonë u zgjodh që të argëtojë publikun në ceremoninë e finales së ligës elitare evropiane për klube të mbajtur në Ukrainë.
Në fakt, edhe pse lajmi i CNN Turk nuk ofron më shumë informacione rreth takimit mes Asensios dhe Lipës, lajmin ua kanë konfirmuar burime të afërta me lojtarin.
Thuhet se dyshja janë takuar pas përfundimit të festës së madrilenëve në Kievi dhe se kanë qëndruar gjatë gjithë natës së 27 majit së bashku në një hotel.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































