LAJMI I FUNDIT:

“Siparantum”, të shtunën me koncertin e radhës në Pejë

“Siparantum”, të shtunën me koncertin e radhës në Pejë

Koncerti i radhës i korit “Siparantum”, do të mbahet të shtunën me 2 mars, në ora 20:00 në Kinon “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

“Kemi përzgjedhur program të bukur dhe atraktiv; besoj që është njëri prej programeve tona më të bukura të shfaqura ndonjëherë”, u shpreh dirigjenti i korit, Memli Kelmendi.


Në program do të paraqiten vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë. Njëra prej pikave që do të interpretohet do të jetë bashkëpunimi me grupin NRG BAND dhe solistin Besnik Qaka.

“Javën e ardhshme udhëtojmë në Romë. Atje do t’i shfaqim dy koncerte të cilat janë shumë të rëndësishme… Në mungesë të fondeve për të siguruar udhëtimin, hyrja për në koncert do të jetë dy euro, ndërsa paratë e mbledhura do të shërbejnë pikërisht për këtë udhëtim. Prandaj dua t’i ftoj gjithë artdashësit që mos të lëshojnë një program të tillë”, u shpreh kryetari korit, Fatmir Bajraktari.

Koncerti përcillet nga pianisti Agron Shujaku dhe dirigjohet nga Memli Kelmendi. /Telegrafi/