Gjuha, normalisht, ka ngjyrë trëndafili, mirëpo nganjëherë, për shkaqe të ndryshme, mund të ndryshojë ngjyrën, duke bërë me dije për pengesat, të cilat shpeshherë mund të jenë serioze.
Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun, transmeton Telegrafi.
Njolla të bardha
Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo te personat e moshuar, ndërkaq e shkakton Candida albicans. Mund të paraqitet në situata të ndryshme: me rastin e marrjes së antibiotikëve apo të kortizonëve, sëmundjeve siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut dhe mungesa mbrojtjes imunologjike. Shërohet në mënyrë lokale, ndërsa në rastet serioze me barna.
Gjuha e bardhë
Shtresa e bardhë në të përhimët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë problemet me lukthin dhe me zorrët dhe me tretjen e vështirësuar për shkak të prodhimit të zvogëluar të lëngjeve të lukthit. Shërohet me antimikoticinë.
Gjuha ngjyrë gështenje dhe “me qime”
Në majën e gjuhës paraqiten fije ngjyrë gështenje, ngjashëm me qimet, në gjatësi prej disa milimetrash. Ndryshimet e tilla mund t’i shkaktojnë pirja e duhanit, mirëpo edhe Candide albicans ose Aspergillus nigera, gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Shërohet me barna, për përdorim lokal dhe oral, mirëpo në qoftë se ndryshimet janë të vogla, mjafton lyerja me thartinë retine (thartinë e vitaminës A) në një koncentrim të ulët. Si preventivë është mirë fërkimi çdo ditë me brushën e dhëmbëve.
Gjuha e kuqe e purpurt
Ngjyra e kuqe e purpurt është tipike për mungesën e vitaminës B2, si pasojë e absorbimit të dobët në zorrë, për shkak të ndryshimeve të florës bakteriale, të shkaktuar gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Majat janë të ënjtura, andaj gjuha ka pamjen sikur të jetë e mbushur me zallë.
Gjuha e vijëzuar
Fjala është për anomalinë e lindur, ndërsa gjuha është më e madhe se normalja, me një vijë të thellë në sipërfaqe. Nuk ka shërim, por vetëm duhet të sforcohet higjiena e gojës, përkatësisht shpëlarja me ujë të rrjedhshëm menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i ushqimit në rrudhat e gjuhës.
Gjuha e ënjtur
Gjuha e ënjtur më së shpeshti është pasojë e reaksionit alergjik – urtikaria e fuqishme e mukozës së gjuhës dhe të gojës. Është e rrezikshme, sepse po nuk u shërua me kohë, mund të shkaktojë ngufatjen. Kjo sëmundje është trashëguese, ndërsa e shkakton mungesa e enzimave, ose mund ta shkaktojë edhe thumbimi i insekteve.
Gjuha e zverdhur
Mungesa e vitaminës B12 është shkaktare e gjuhës së zverdhur, të lëmuar dhe të shkëlqyer. Shkaktarë janë mungesa e ushqimit, posaçërisht te personat të cilët hanë pak mish dhe te vegjetarianët, mirëpo mund të paraqitet edhe në rastet kur organizmi kërkon sasi më të mëdha të vitaminës B12 (p.sh. gjatë shtatzënësisë). Në raste të tilla duhet të merren si shtesë vitamina B12 dhe vitamina B9, të cilat gjenden në spinaq, në sallatë të gjelbër, në pjepër, banane, limon, mish dhe në mëlçi. Vitamina B12 më së shumti gjendet në mish, në qumësht dhe në vezë. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania