LAJMI I FUNDIT:

Sindromi i “Zemrës së Thyer” është i vërtetë: Po, mund të vdisni nga ndarja me partnerin!

Sindromi i “Zemrës së Thyer” është i vërtetë: Po, mund të vdisni nga ndarja me partnerin!

Ndoshta ky është lajmi më i keq që e keni marrë së fundmi: duket se vërtet mund të vdisni nga zemra e thyer (pra nga ndarja me partnerin/ën).

Nëse veçse keni kaluar përgjatë një faze të dhimbshme të ndarjes, me siguri e mbani mend dhimbjen dhe mërzinë që ju kanë shoqëruar. Ndoshta edhe ju kanë bërë të ndiheni sikurse zemra iu është thyer në dysh, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen ndryshe njihet edhe si “sindroma e zemrës së thyer”, e njohur gjithashtu si kardiomiopatia e stresit, ndërkaq është zbuluar në vitin 1990 në Japoni.

Çfarë është Sindroma e Zemrës së Thyer?

Sipas Dr. Nicole Harkin, kardiologe, sindroma e zemrës së thyer shfaqet kur funksioni i pompimit të zemrës së një personi zvogëlohet përkohësisht për shkak të stresit fizik apo emocional.

Si pasojë e kësaj, dobësohet edhe pjesa kryesore e zemrës për pompimin e gjakut, pra ventrikuli i majtë.

Një zemër e thyer mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar sepse simptomat janë pothuajse identike me atë të sulmit të zemrës, ndërsa simptomat përfshijnë dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrje.

Çfarë e shkakton Sindromën e Zemrës së Thyer dhe kush vuan nga ajo?

Ndarjet dashurore janë një shkaktar i mundshëm, por edhe vdekja e një të familjari është shkaktar i kësaj sindrome.

Dr. Harkin thekson se kjo sindromë është më e zakonshme se ç’është menduar më parë, ndërsa tregon se sindroma më shumë i prekë gratë dhe të moshuarit.

A mund të vdisni nga Sindroma e Zemrës së Thyer?

Në raste të ndryshme, sindroma e zemrës së thyer mund të shpijë edhe në vdekje.

Veç kësaj, kjo sindromë mund të shkaktojë edhe efekte afatgjate në shëndetin e zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori