Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha është suspenduar për shkak të një postimi në rrjete sociale, ku kërkonte të drejtën e tij për të marrë pagesat për shujta të policëve dhe se ka kritikuar shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë se do të kërkojnë sqarim në lidhje me këtë suspendim, ndërkaq thanë se e mbështesin kërkesën e tij për shujtat e policëve.
Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri i ka thënë Telegrafit se polici Amir Hoxha do ta ketë përkrahjen e plotë të tyre në lidhje me kërkesën, ndërkaq sa i përket suspendimit, ai tha se nuk e di se si ka ardhur deri tek ky vendim.
Zeqiri sqaroi se ekziston një urdhëresë që ua ndalon policëve të postojnë fotografi me uniformë në rrjete sociale dhe të bëjnë komente politike, por siç deklaroi ai nuk e di nëse vlerësimi është bërë në bazë të asaj urdhërese.
“Urdhëresa thotë “U ndalohet të gjithë pjesëtarëve të policisë të postojnë fotografi me uniformë dhe të bëjnë komente politike në rrjetet sociale”. Kjo ka qenë fokusi i urdhëresës. Tash a e kanë vlerësuar ata se ka bërë koment politik a jo, nuk e di. Kërkesa e tij sa i përket shujtës është shumë e drejtë dhe ne si Sindikatë kemi me mbrojt kërkesën e tij, ai do ta ketë mbrojtjen e sindikatës”, tha Zeqiri për Telegrafin.
Ndërsa për mes komunikatës për medie nga kjo Sindikatë kanë thënë se rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore. Sindikata e Policisë do të monitoroj çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë. Rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe do të kërkojmë sqarim për arsyet e suspendimit”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq polici Hoxha ka njoftuar përmes Facebook-ut se suspendimi i është bërë me arsyetimin se ka kryer vepër penale, apo shkelje të rëndë disiplinore.
“Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore, e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës “fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale. Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndërgjegje dhe me përgjegjësi të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore”, shkruan Hoxha.
E lidhur me këtë ka sqaruar sot Inspektorati Policor i Kosovës, duke thënë se IPK nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.
IPK thekson se rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale.
Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me suspendimin për tre ditë të policit Amir Hoxha.
Përmes një komunikatë për medie, nga Policia e Kosovës kanë thënë se zyrtari është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.
“Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor. Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi
Vijon valë e të ftohtit dhe reshjeve të borës, QMK apelon për përgatitje adekuate
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025