LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Infermierëve paralajmëron protesta – të pakënaqur me shtesat e ndara nga Qeveria

Sindikata e Infermierëve paralajmëron protesta – të pakënaqur me shtesat e ndara nga Qeveria

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke zhvlerësuar punën e infermierëve.

Sindikata e Infermierëve thekson se ditëve në vazhdim do të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre, konform ligjit mbi organizimin sindikal dhe të atij mbi grevat, transmeton Telegrafi.


“Zhvlerësimi i punës së infermiereve është duke vazhduar nga ana e Qeverisë, të cilët nuk treguan as vullnet e as gatishmëri për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro”.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vazhdimin e shtesave në pagë edhe për tre muajt në vazhdim, por sërish duke e zhvlerësuar punën e infermiereve.

Por nëse analizojmë në detaje, infermierët janë ata ndër më të rrezikuarit, marrë parasysh shërbimet shëndetësore që ju ofrojnë pacientëve për 24 orë rresht.

1. Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;
2. Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe
3. Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”, thuhet në njoftim.

Zhvlerësimi i punës së infermiereve është duke vazhduar nga ana e Qeverisë, të cilët nuk treguan as vullnet e as gatishmëri për rritjen e pagesave për ndërrimet e natës, nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro.

Ditëve në vazhdim Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të ndërmarr hapa konkret për realizimin e kërkesave të tyre, konform ligjit mbi organizimin sindikal dhe të atij mbi grevat”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori