LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Infermierëve thotë se rreth 600 punëtorë të QKUK-së kanë shkuar në ekskursion në Shqipëri

Sindikata e Infermierëve thotë se rreth 600 punëtorë të QKUK-së kanë shkuar në ekskursion në Shqipëri

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës dhe Bordin e këtij institucioni që urgjentisht të hetojnë siç thuhet, mënyrën e lirimit nga puna të rreth 600 punëtorëve të QKUK-së për në ekskursionin në Shqipëri gjatë ditë së sotme.

Me këtë veprim sipas sindikatës është rrezikuar dhe kufizuar pa të drejtë dhënia e shërbimeve të qytetarëve, ndërsa barra e punës iu është lënë stafit mbështetës të cilët tash e tre muaj nuk kanë paga, ndërsa tani pritet që të mbesin edhe pa punë.

“Në këtë kontekst Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që në eventualitet të “betejave” sindikale apo hakmarrjeve, për marrje primati apo edhe për të fituar poena brenda komuniteteve, shërbimet nuk duhet kufizuar apo rrezikuar në asnjë rast dhe për asnjë çmim”, thuhet në komunikatën për media.

“’Betejat’ sindikale fitohen përmes plotësimit të kërkesave të atyre që përfaqësojmë, rregullimit të statusit social dhe përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të atyre që përfaqësojmë, e jo duke ndëshkuar qytetarë për teka dhe protagonizëm”.

Tutje thuhet se si organizatë sindikale konsiderojnë që është thelbësore edhe investigimi i participimit dhe të së drejtës për participim, pjesëmarrjes dhe keqpërdorimit të parasë publike me qëllim të rritjes së numrit dhe ekspozesë.

“Shoqatat sindikale konsiderojmë që përveç egos dhe ambicieve për primat, duhet të kenë edhe një dozë morali në raport me qytetarë dhe dinjitet me rastin e zhvillimit të aktiviteteve sindikale”.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që me e drejtë dhe e moralshme do ishte organizimi i një eventi si shenjë falënderimi për të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan gjatë pandemisë COVID-19, ndarjes së mirënjohjeve publike, qoftë edhe me mbrëmje solemne ( muzikë ), mirëpo në kohë kur nuk kufizohen shërbimet, nuk mbingarkohet stafit tjetër dhe nuk iu mbetet barra atyre që janë skajshmërisht të diskriminuar dhe të papunë potencial”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori