LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Doganës reagon për draftligjin e pagave

Sindikata e Doganës reagon për draftligjin e pagave

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj iniciativës për kategorizimin e oficerëve doganor në personelit civil, duke vlerësuar se jo të gjithë të punësuarit mund të kenë detyra dhe përgjegjësi të njejta dhe unifikim të përshkrimeve të vendit të punës.

Po ashtu, është paralajmëruar se nëse situata në raport me Doganën nuk ndryshon, atëherë sindikata do të marrë të gjitha veprimet sindikale konform ligjeve, për ta mbrojtur interesin dhe mirëqenien e organizatës.


Kjo sindikatë vlerëson se kategorizimi i punonjësve të Doganës së Kosovës si shërbyes civil, ndryshimi i statusit të zyrtarëve doganor, organizimit të Doganës së Kosovës do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në rolin dhe misionin kompleks të Doganës në fushën e sigurisë kufitare por edhe në mbledhjen e të hyrave, ku Dogana dhe punonjësit e saj që nga themelimi vlerësohen lartë në përmbushjen e këtij misioni dhe objektivave të shtetit.

“Duke pasur parasysh faktin që klasifikimi i paraqitur për pozitat doganore ne aneks nuk përshtatet me statusin, përgjegjësitë, kompleksitetin, rrethanat dhe kushtet në të cilat punojnë zyrtarët doganor, të cilët janë dëmtuar në paga sipas draft propozimit te fundit nga grupi punues”, thuhet në njoftimin e Sindikatës, përcjell Telegrafi.

Ata kanë kërkuar nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, si sponzorues i draftligjit të ketë parasysh propozimet e tyre. /Telegrafi/