LAJMI I FUNDIT:

Sinani: Producentit të filmave të ndaluar nga autoritetet e Beogradit, i ka ardhur ftesa për t’u paraqitur në Gjykatë të Vranjës

Sinani: Producentit të filmave të ndaluar nga autoritetet e Beogradit, i ka ardhur ftesa për t’u paraqitur në Gjykatë të Vranjës

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë e Vranjës i ka dërguar ftesë producentit të filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, Gani Veselit, për tu paraqitur sot në një seancë gjyqësore.

Sinani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se më 10 qershor këto dy filma ishin planifikuar të shfaqeshin në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, por që me një vendim arbitrar të Prokurorisë dhe policisë në Bujanoc ishte ndaluar shfaqja e tyre.


“Në të njëjtën ditë, edhe producenti i filmave, Gani Veseli edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili ishin marrë në pyetje nga policia. Vlen të ju rikujtoj, që paraprakisht, shfaqja e këtyre filmave ishte planifikuar të bëhej në Shtëpinë e Kulturës ‘Abdulla Krashnica’ në Preshevë. Por, pa ndonjë arsye të bazuar, kryetari i Komunës së Preshevës kishte urdhëruar drejtorinë e Shtëpisë së Kulturës që mos të jap leje për shfaqjen e tyre”, ka thënë Sinani.

Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme
Lexo po ashtu Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme

Postimi i plotë:

Gjykata e Lartë e Vranjës i ka dërguar ftesë për në seancë gjyqësore të caktuar të mbahet sot, producentit të filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, Gani Veselit.

Më 10 qershor këto dy filma ishin planifikuar të shfaqeshin në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, por që me një vendim arbitrar të Prokurorisë dhe policisë në Bujanoc ishte ndaluar shfaqja e tyre.

Në të njejtën ditë, edhe producenti i filmave, Gani Veseli edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili ishin marrë në pyetje nga policia.

Vlen të ju rikujtoj, që paraprakisht, shfaqja e këtyre filmave ishte planifikuar të bëhej në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Por, pa ndonjë arsye të bazuar, kryetari i Komunës së Preshevës kishte urdhëruar drejtorinë e Shtëpisë së Kulturës që mos të jap leje për shfaqjen e tyre.

Sigurisht opinioni tashmë e ka të qartë, se pushteti lokal në Preshevë deri te vendimi për moslejimin e shfaqjes së filmave kishte arritur për shkak të përplasjeve deri në fyerje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në çdo paraqitje publike të kryetarit të Komunës.

E pikërisht këtë, por dhe 77 projekte tjera, Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet Memorandumit të bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishte vendosur që t’i përkrahë financiarisht, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të artit, kulturës shqiptare në Luginë të Preshevës.

Paradoksi më i madh qëndron në atë se sikur pushtetit qendror në Beograd, e edhe pushtetit lokal në Preshevë, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës iu përbën pengesë Qeveria e Republikës së Kosovës.

Le të mbetet në ndërgjegjen e pushtetit lokal, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës, nëse i ka mbetur sado pak ndërgjegje, që në këtë linjë të jenë në të njejtin mentalitet me politikat shoviniste në Beograd.

Rastësisht apo jo, emrat e filmave dëshmojnë se sa është “I pabesë” pushteti në Beograd dhe se sa “Heshtja vret” kryetarit të Komunës së Preshevës!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori