LAJMI I FUNDIT:

Sinani: Ndalesa e vizitës së Sveçlës në Luginë e dëshmon se Serbia s’do normalizim me Kosovën

Sinani: Ndalesa e vizitës së Sveçlës në Luginë e dëshmon se Serbia s’do normalizim me Kosovën

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, ka folur për lejen e vizitës që Serbia ia ka refuzuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në atë Luginë.

Ajo ka theksuar se ndalesa e vizitës e dëshmon edhe një herë se Serbia nuk do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.


“Kjo ftesë ishte bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, derisa po i bënim përgatitjet organizative për mikpritjen e ministrit ne e morëm mbrëmë njoftimin se kjo vizitë u anulua mbrëmë nga autoritetet e Serbisë pa ndonjë arsye, edhe pse kërkesa nga ana e Republikës së Kosovës ishte bërë në përputhje me marrëveshjet në Bruksel”, tha ajo, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Iu refuzua vizita në Luginë, Sveçla: Do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit
Lexo po ashtu Iu refuzua vizita në Luginë, Sveçla: Do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit

“Kjo dëshmon se Serbia nuk ua lë shqiptarëve përdorimin e simboleve kombëtar, por përdorimit zyrtar, edhe një varg të drejtash tjera ku pakicat i gëzojnë kudo në botë. Ky rast mendojmë se duhet të shtrohet edhe nga autoritetet më të mëdha ndërkombëtare, sidomos nga ShBA-ja dhe BE-ja, ndaj çështjes së Luginës së Preshevës”, ka thënë Sinani.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori