LAJMI I FUNDIT:

Simulimi në 3D, ja si u shemb ura Morandi në Genova të Italisë (Video)

Simulimi në 3D, ja si u shemb ura Morandi në Genova të Italisë (Video)

Një tragjedi e përmasave të mëdha njerëzore ndodhi afro një muaj më parë në Genova të Italisë ku nga shembja e urës “Morandi” në autostradën A10 humbën jetën 43 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar përgjegjësit e tragjedisë.


Ndërkohë, përcjell noa.al, studioja gjermane Kostack, ka krijuar në 3D simulimin që tregon se si është shembur ura duke zënë poshtë automjetet.

Pamjet janë krijuar duke përdorur imazhet e strukturës dhe momentet që janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Në video tregohet se si ka nisur shembja e urës.