LAJMI I FUNDIT:

Simptomat që mund të tregojnë kancerin e lukthit e që vërehen gjatë ngrënies

Simptomat që mund të tregojnë kancerin e lukthit e që vërehen gjatë ngrënies
(Foto: Pexels)

Kanceri i lukthit është ndër nga kanceret më të rrallë në botë, por kjo nuk do të thotë se nuk është mirë të njihen simptomat që mund ta tregojnë këtë lloj kanceri.

Disa nga simptomat më të njohura të kancerit të stomakut mund të shihen gjatë ngrënies. Simptoma e parë është disfagia ose i ashtuquajturi problem me gëlltitjen e ushqimit. Kjo është kur ushqimi ngjitet në qiellzën tuaj ndërsa përpiqeni ta gëlltisni atë.


Një tjetër simptomë është urthi ose i ashtuquajturi refluksi acidik gastroezofageal. Gjithashtu, një nga simptomat kryesore të kancerit të lukthit është një ndjenjë më e shpejtë e ngopjes.

Kanceri i lukthit shfaqet heshtas, këto janë simptomat: Nuk bën t’i injoroni!
Lexo po ashtu Kanceri i lukthit shfaqet heshtas, këto janë simptomat: Nuk bën t’i injoroni!

Ju mund t’i keni këto simptoma në kombinim me simptomat e dispepsisë. Dispepsia është dhimbje ose parehati e lidhur me tretjen e ushqimit që shkakton një ndjenjë fryrjeje dhe gromësimë të shpeshtë.

Gjithashtu duhet t’u kushtoni vëmendje simptomave të tilla, si humbja e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës që mund të çojnë edhe në ndjenjën e lodhjes ose mungesës së energjisë.

Në rast të këtyre simptomave ose shqetësimeve të tjera, duhet të konsultoheni me një mjek. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori