Sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike (NAFLD) është një term për një sërë kushtesh të shkaktuara nga akumulimi i yndyrës në mëlçi
Ju gjithashtu mund të merrni sëmundje alkoolike të mëlçisë, e cila është dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga alkooli i tepërt.
Faqja shëndetësore Bupa thotë se dhimbja ose shqetësimi në anën e djathtë të barkut pak poshtë brinjëve është një shenjë e mundshme që mëlçia juaj është dëmtuar. Shoqata Amerikane e Mëlçisë thotë se mëlçia joalkoolike shpeshherë nuk ka simptoma, shkruan Express.co.uk.
Ekspertët thonë se kur shfaqen simptomat, ato mund të përfshijnë lodhje, dobësi, humbje peshe, humbje të oreksit, të përziera, dhimbje barku dhe zverdhje të lëkurës dhe syve.
Nëse zbulohet dhe trajtohet në një fazë të hershme, përparimi i sëmundjes joalkoolike të mëlçisë mund të parandalohet dhe sasia e yndyrës në mëlçi mund të reduktohet.
Shumica e njerëzve do të zhvillojnë vetëm fazën e parë të sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike, dhe shumë shpesh ata as nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Në një numër të vogël rastesh, mund të përparojë dhe të çojë në dëmtim të mëlçisë nëse nuk zbulohet dhe trajtohet. Një mëlçi e shëndetshme duhet të përmbajë pak ose aspak yndyrë.
Klinika e Cleveland thekson se ka disa shenja me të cilat mund të dalloni se keni këtë gjendje, dhe disa përfshijnë fenomene në këmbë dhe lëkurë.
Njerëzit me dëmtim të mëlçisë që vërejnë feçe të errëta, të zeza ose urinë të errët duhet të kërkojnë kujdes mjekësor urgjent, sipas British Liver Trust. Simptoma të tjera serioze përfshijnë të vjella me gjak, mavijosje të lehtë, kruajtje të lëkurës dhe ënjtje të pjesës së poshtme të barkut.
Megjithatë, ndonjëherë fazat serioze dhe ato të mëvonshme të sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike nuk do të shfaqin asnjë simptomë dhe mund të mbeten të tilla për shumë vite.
Trajtimi kryesor për sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike është një dietë e shëndetshme, aktiviteti fizik dhe nëse është e nevojshme humbja e peshës, thonë ekspertët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë