Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski thotë se nuk është planifikuar anulim i ri i regjistrimit në shtator dhe se ai do të zbatohet në periudhën e parashikuar.
Ai theksoi se do të ndiqet situata epidemiologjike, ndërsa regjistrimi do të zbatohet sipas masave dhe protokolleve të parashikuara për mbrojtje.
“Normalisht që gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike, por nuk pritet ndonjë pik më i madh në shtet siç ishte në mars dhe prill të këtij viti. Atë që me siguri do ta bëjmë është se ne regjistrimin do ta zbatojmë dhe do të sillemi sikur të jemi në pikun më të madh duke i respektuar të gjitha masat. Prandaj qytetarët nga ai aspekt duhet të qëndrojnë rehat. Në shtator moti ende është i bukur dhe atje ku ka mundësi regjistrimi do të zbatohet edhe në hapësirë të hapur. Presim që edhe një pjesë më e madhe e qytetarëve të vaksinohen. Nga Ministria e Shëndetësisë jemi informuar se ruhen rezerva për regjistruesit dhe se ato gjatë gushtit do të vaksinohen”, deklaroi Simovski.
I pyetur nëse janë reale pritjet regjistrimi të regjistrojë jo më shumë se 1,6 milion banorë në shtet, drejtori i ESHS-së tha se frikësohet se mund të realizohen dhe se brengos ajo që një numër i madh i njerëzve emigrojnë.
“Të dhënat të cilat i mbledhim me hulumtime statistikore në lidhje me natalitetin tregon se kemi rënie të vazhdueshme të natalitetit në vend, ndërsa rritet numri i natalitetit në vendet e huaja. Gjithë kjo tregon se një pjesë e mirë e popullatës sonë është shpërngulur nga shteti. Prej këtu është edhe qëndrimi im se shifrat e popullatës janë më të vogla. Të dhënat që i kam shikuar janë mahnitëse. Të dhënat e entit statistikor gjerman janë se në fund të vitit 2020 në Gjermani kemi 128.000 shtetas të Maqedonisë të cilët qëndrojnë atje, me leje qëndrimi. Kjo është shifër e madhe. Nuk e dimë se sa është numri i personale tanë nga Maqedonia, ndërsa kanë shtetësi gjermane, sepse gjermanët nuk lejojnë shtetësi të dyfishtë, por gjithashtu nuk kemi të dhëna se sa shtetas kanë shkuar atje me pasaporta bullgare, sepse i konsiderojnë si shtetas bullgar, ndërsa shifra e tillë është afër 300.000. Vetëm ky informacion do t’ju bëjë të imagjinoni. Ku janë vendet tjera evropiane, vendet tejoqeanike”, thotë Simovski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës