LAJMI I FUNDIT:

Simbol për palestinezët, telash për izraelitët; 17-vjeçarja që rrezikon burgun

Simbol për palestinezët, telash për izraelitët; 17-vjeçarja që rrezikon burgun

Përfundoi në faqet e para të mediave botërore që në moshën 11-vjeçare, ku në një imazh shfaqet duke “kërcënuar” se do të godiste me grusht një ushtar izraelit.

Sot, Ahed Tamimi është 17 vjeç dhe është shndërruar në simbol të protestave të palestinezëve ndaj Izraelit.


Më 15 dhjetor të vitit të kaluar ajo u filmua duke goditur me shuplakë një ushtar izraelit. Pak ditë më vonë, 17-vjeçarja u arrestua dhe ka dalë para një gjyqi ushtarak, ku ndaj saj janë ngritur 12 akuza, mes të cilave ajo e sulmit ndaj forcave të sigurisë dhe nxitjes së dhunës.

Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon të qëndrojë një kohë të gjatë pas hekurave.

Për palestinezët Ahed është simbol i rezistencës ndaj pushtuesit, ndërsa për izraelitët një adoleshente e dhunshme që kërkon vëmendje përmes telasheve.

Lidhur me rastin e saj ka reaguar edhe Amnesty International. Organizata ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj dhe akuzon Izralin për sjellje diskriminuese ndaj fëmijëve palestinezë.

Në mbarë botën, palestinezë dhe mbështetës të tyre kanë nisur një fushatë ku kërkojnë lirimin e Ahed. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori