LAJMI I FUNDIT:

Silva nuk largohet nga City: Dua të qëndroj edhe 10 vite këtu

Silva nuk largohet nga City: Dua të qëndroj edhe 10 vite këtu

David Silva si duket nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2019 dhe kërkon ta vazhdoj atë.

Silva është në bisedime të avancuara me klubin anglez për një kontratë të re pasi nuk dëshiron largimin nga ‘Etihad Stadium’.


Në një prononcim të shkurtër për mediat angleze, ai ka thënë se dëshiron të mbetet te Manchester City edhe për 10 vite.

“Unë jam në bisedime të avancuara me klubin për vazhdimin e kontratës”, ka deklaruar Silva.

“Jam i lumtur në Manchester dhe dëshiroj të qëndrojë këtu edhe 10 vite”, është shprehur Silva.

31-vjeçari është edhe kapiten i Manchester Cityt në mungesë të Vincent Kompanys.

Ai iu bashkua Cityt në verën e vitit 2010 nga Valencia për një shumë rreth 30 milionë euro.

Në 14 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, Silva ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tetë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori