LAJMI I FUNDIT:

Silueta e Lotus elektrik tërësisht të ri (Video)

Silueta e Lotus elektrik tërësisht të ri (Video)

Me këtë hiper-makinë, kompania britanike pretendon të fillojë një epokë të re në automobilizëm

Kohëve të fundit, Lotus ka pasur probleme të mëdha, po që kur është në pronësi të Geely, që ka blerë edhe Polestar dhe Volvo, kjo kompani britanike është në gjendje shumë më të mirë, transmeton Telegrafi.


Madje, ka punuar në shumë drejtime, përfshirë edhe në një hiper-makinë për të cilën nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj. Deri më tani, kur shpërndau pamjet e siluetës së modelit Type 130, që thuhet të jetë tërësisht i ri.

Në pamje nuk tregohet shumë rreth hiper-makinës, por janë përmbledhur disa prej modeleve më të mira, që Lotus i ka prodhuar gjatë kohës.

Lidhur me prodhimin e parë brenda një dekade, Lotur bëri të ditur në Shanghai Auto Show, ku premtojë se do të jetë një makinë shumë e fuqishme.

“Me 130 Type, fillojmë një epokë të re në automobilizëm, duke treguar kapacitetet dhe arritjet tona” ka thënë shkurt Phil Popa, që është në krye të kësaj kompanie.

Ky njoftim, nuk duket të jetë sikur tjerat që Lotus i ka bërë gjatë viteve, por që nuk ka treguar ndonjë rezultat, pasi nuk arriti t’i prodhonte. /Telegrafi/