LAJMI I FUNDIT:

“Sikur të mos kishte COVID-19”, rikthehet jeta e natës në Wuhan pas shtatë muajve të heqjes së masave të rrepta kufizuese

“Sikur të mos kishte COVID-19”, rikthehet jeta e natës në Wuhan pas shtatë muajve të heqjes së masave të rrepta kufizuese

Jeta e natës në Wuhan i është kthyer normalitetit, shtatë muaj pasi autoritetet lokale të këtij qyteti kinez hoqën masat e rrepta mbrojtëse për luftimin e pandemisë së coronavirusit, shkruan Reuters.

E njëra prej vajzave që e ka shijuar këtë rikthim të jetës së natës është Zhang Kiong, e cila këto ditë festoi ditëlindjen e 29-të me miqtë në një lokal të natës në Wuhan, transmeton Telegrafi.


“Pas gjithë atyre që i kam kaluar gjatë valës së parë të pandemisë së coronavirusit në Wuhan dhe pas lirimit të masave mbrojtëse, ndihem sikur po jetoj një jetë tjetër”, ka shtuar Zhang që punon në një dyqan të tekstilit në Wuhan, qytet ky për të cilin besohet se ishte vatër e coronavirusit.

Derisa ajo dhe miqtë po festonin ditëlindjen e saj, jashtë mbretëronte një atmosferë impozante ku i tërë qyteti “vlonte” nga numri i madh i qytetarëve, që kishin dalë për të kryer obligimet e tyre të përditshme.

Madje qyteti këto ditë ka mbajtur një festival ku morën pjesë me mijëra njerëz, e kinematë, teatrot dhe palestrat sportive janë hapur dhe tani gjithçka po i kthehet normalitetit.

Në këtë vend kinezët pretendojnë se nuk është regjistruar bartja e coronavirusit që nga 10 maji, dhe ato pak raste që zbulohen janë kryesisht njerëz që kanë shkuar për vizitë atje dhe besohet se e “dërguar” atje virusin.

E për të mos e harruar këtë përvojë të pandemisë së COVID-19, në këtë qytet është hapur një kafiteri e quajtur “Wuhan Stay Strong” që kujton izolimin total 76 ditorë, ku qytetarët nuk lejoheshin të dalin as edhe në dritare.

Forca të shumta të policisë dhe ushtrisë, asokohe kishin urdhër që edhe dyert e apartamente t’ua mbyllin nga jashtë me qëllim që askush të mos del jashtë dhe të përhap virusin.

Qyteti me mbi 10 milionë banorë ishte shndërruar në një “qytet fantazmë” sepse as edhe një njeri nuk lëvizte nëpër rrugë në orët e vona, ku punktet e policisë kontrollonin çdo gjë që lëvizte.

Në anën tjetër, Kina vazhdimisht është akuzuar për mos transparencë dhe fshehjen e të dhënave sa i përket numrit të viktimave të COVID-19 por edhe të atyre që janë infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori