Sijarto: Më së voni në qershor Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në

“E uroj Maqedoninë e Veriut që javën e kaluar e mori harmonizimin për fillimin e negociatave me BE-në dhe që u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Ne në Këshillin e Evropës do të tentojmë të veprojmë më së voni deri në maj për ta përmbyllur kornizën për negociatat dhe më së voni deri në qershor të fillojmë me vetë negociatat. Ne shumë mirë e dimë sa është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të mbizotërojë paqe dhe bashkëpunim reciprok dhe këto punë na përafrojnë ndaj kësaj”.
Këtë e deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto, i cili gjendet për vizitë në Shkup, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Shefi i diplomacisë hungareze informoi se ka sjell donacion për shërbimet shëndetësore në vend, me qëllim të përballjes me krizës të shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa në kontekst të asaj u përqendrua edhe në çështjen me emigrantët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk guxojmë të harrojmë as në kuadër të sfidave të krizës me koronavirusin se është një sfidë tjetër e madhe. Edhe presioni i emigrimit në kufirin turko-grek edhe më tej është një situatë shumë e ndërlikuar. Policët hungarezë së bashku me policët e Maqedonisë së Veriut në kufi vetëm këtë vit kanë penguat të paktën 5.600 tentime për kalim të paligjshëm. Ne jemi shumë krenarë për policët tanë sepse në rotacione të ndryshme përmes 1.300 policë kanë shërbyer në kufirin maqedono-grek dhe i thash kolegut tim Dimitrov se edhe më tej Maqedonia mund të konsiderojë në ndihmën e policëve hungarezë”, tha Sijarto.
Ai theksoi se Hungaria zhvillon politikë përgjegjëse ndaj fqinjëve dhe tani më ka siguruar ndihmë për Slloveninë, Kroacinë dhe Serbinë dhe tani, siç tha, për Maqedoninë e Veriut, sepse nëse këto shtete dobësohen në çfarë do pikëpamje, atëherë edhe kapacitetet e tyre për mbrojtje zvogëlohen dhe nëse në një situatë të tillë përballen me një presion të emigrantëve atëherë në atë rast nuk do të mund ta pengojnë atë presion.
Shefi i diplomacisë hungareze theksoi se kanë arritur ta sjellin ndihmën sepse bashkëpunimi me Hungarinë dhe Kinën në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyrë efikase funksiono dhe vazhdimisht arrin pajisje mjekësore në territorin e Hungarisë.
Lidhur me solidaritetin mes vendeve anëtare të BE-së për përballje me koronavirusin, Sijarto thotë se pas mposhtjes së virusit do të duhet të nxjerrin mësime për atë si ka funksionuar ajo dhe nëse nuk ka funksionuar solidariteti i BE-së.
Sipas tij, tani më së shumti flitet për fondin shëndetësor, por ka front tjetër ku politika ekonomike duhet të përshtatet.
Dimitrov nga ana e tij tha se në kohën e pandemisë globale të virusit KOVID-19 dhe masave rigoroze shëndetësore të orientuara ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe praktikisht shëndetit publik në tërë botën, takimet me kolegët e tij realizohen edhe në kushte të jashtëzakonshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit