LAJMI I FUNDIT:

Sigurohen pamjet e grabitjes së automjetit që u përdor në atentatin e Dobraçit

Sigurohen pamjet e grabitjes së automjetit që u përdor në atentatin e Dobraçit

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë kriminale në Shkodër, ku humbën jetën katër persona, janë siguruar pamjet e grabitjes së makinës që u përdor nga autorët e këtij atentati.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur Range Rover-i, u grabit 7 muaj më parë në Durrës.

Automjeti u vodh, në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar, në orët e para të mëngjesit të 17 prillit, teksa ndodhej i parkuar në rrugë, pranë banesës së pronarit, një punonjës i forcës së sigurisë në Portin e Durrësit. Sapo konstatoi vjedhjen, ai bëri menjëherë denoncim në polici, por pa rezultat.


Në të njëjtën lagje, po atë ditë u vodh edhe një tjetër makinë e markës Range Rover.

Pas vrasjes së katërfishtë të Shkodrës, ky Range Rover i vjedhur në Durrës u dogj me acid dhe u shkrumbua për të zhdukur çdo gjurmë të autorëve që u treguan të kujdesshëm për të mos lënë pas prova që mund të çojnë në identifikimin e tyre.

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës
Lexo po ashtu Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës

Atentati i 30 tetorit në Shkodër pati në shënjestër shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por pas të shtënave, automjeti i tyre humbi kontrollin dhe përplasi motorin, ku po udhëtonte çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët u bënë viktima të pafajshme të kësaj ngjarjeje tragjike që ka tronditur thellë opinionin publik, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e këtij krimi të rëndë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori