LAJMI I FUNDIT:

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sulmuesi i Portugalisë, Goncalo Ramos, u godit nga një sigurim i cili pas fitores së tyre me rezultat 3-0 ndaj Turqisë bëri përpjekje për të larguar tifozët që kishin hyrë në fushë.

Ekipi i Roberto Martinez u kualifikua në mesin e 16 më të mirave falë golave të shënuar nga Bernardo Silva, Samet Akaydin (autogol) dhe Bruno Fernandes.

Ishte një ndeshje tepër e njëanshme në aspektin sportiv, por shqetësime të mëdha u ngritën me sigurimin në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.


Në total, ndeshja ishte ndërprerë plotë katër herë si pasojë e hyrjes në fushë të tifozëve për të përshëndetur Cristiano Ronaldon, që do të thotë se gjyqtari Felix Zwayer duhej ta ndalte ndeshjen deri në largimin e tyre.

Nuk përfundoi më kaq, pas fishkëllimës së fundit të Zwayer një incident përfshiu Goncalo Ramos dhe sigurimin i cili po vraponte mes kaosit.

Siç mund të shihni nga pamjet e mëposhtme, sigurimi aksidentalisht u përplas me Ramos, i cili menjëherë u ankua në lëndim.

Për këtë arsye një hetim disiplinor për sigurimin brenda stadiumit pritet që të nis nga UEFA./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori