Si u shndërrua super-ylli i Kickstarter, kosovari Labinot Bytyqi nga një refugjat lufte në një inovator të teknologjisë?
Ëndërra Amerikane mund të tingëllojë si një shprehje tepër optimiste në një film amerikan me buxhet të madh, por për themeluesin dhe drejtorin e Solaborate Labinot Bytyqi, më shumë se sa një ide: kjo është një realitet, shkruan BuiltInLA në intervistën e saj me kosovarin Bytyqi.
Në një botë të përsosur, ai do të ishte zhvendosur në SHBA përmes një vize studentore, por ishte seria e konflikteve në Ballkan që solli Labinot Bytyqin dhe familjen e tij në SHBA. Pas më shumë se 15 viteve, Labinot Bytyqi zotëron një kompani e cila është në prag të revolucionarizimit të mënyrës se si profesionistët e teknologjisë komunikojnë.
E bazuar në Rancho Cucamonga, Santa Monica dhe Kosovë, Solaborate është kompania prapa zhvillimit të HELLO, një pajisjeje për video komunikim e cila është e bashkëngjitur edhe me platformën e bashkëpunimit, e cila aktualisht është në mes të një fushate egërsisht të suksesshme në Kickstarter.
E zhvilluar për shkak të orëve të produktivitetit të humbur të cilat Bytiqi i ka përjetuar duke punuar në gjigantin softuerik SAP, HELLO është një pajisje e mençur për video konferenca që kontrollohet me zë, bën ndarjen e ekranit dhe transmetimin live.
Përdoruesit e çiftëzojnë pajisjen me aplikacionin e Solaborate për të krijuar një sistem të produktivitetit ndërmjet platformave, duke ua mundësuar palëve të shumta për të komunikuar dhe bashkëpunuar me profesionistët dhe bizneset nga gjithë bota, pa pagesë.
“Misioni ynë që nga fillimi ka qenë për t’i ndihmuar kompanitë të lidhen dhe për të krijuar një treg për vegla dhe shërbime,” tha Bytiqi. “Nuk është se ka një mungesë të sistemeve për konferencave në treg. Por ato janë të shtrenjta dhe kompanitë duhet të punësojë një IT në mënyrë që t’i përdorin ato dhe të njëjtat nuk mundësojnë operim në shumë platforma njëkohësisht. “
Në fund të korrikut, kompania filloi një fushatë në Kickstarter për të ngritur 30,000 dollarë si fonde për të nxitur zhvillimin e HELLO. Fushata ishte aq e suksesshme sa që Bytiqi dhe ekipi i tij vendosën ta zgjerojnë kompaninë për të integruar shërbimet ekzistuese si Skype dhe Google Hangouts në platformën e Solaborate. Me disa ditë të mbetura në fushatë dhe mbi 275.000 dollarë të zotuara tashmë, ai tha se ka besim në aftësinë e kompanisë për të përmbushur objektivin e fillimin e dërgesave të HELLO në dhjetor të këtij viti.
Një nga karakteristikat më inovative të HELLO u zhvillua kryesisht për shkak të asaj se sa i zënë është Labinoti. Përveç drejtimit të Solaborate, Bytyqi është edhe themelues dhe drejtor ekzekutiv i CoreALM, një kompanie konsulente që është e specializuar në programet e SAP. Ai është gjithashtu babai i tre fëmijëve të vegjël.
“Mendoj se një nga karakteristikat më të rëndëssihme të HELLO është se si produkti mund tu ndihmojë njerëzve ta krijojnë një ekuilibër mes punës dhe jetës”, ka thënë Bytyqi. “Unë mund të jem kudo në botë, dhe me anë të aplikacionit të Solaborate, unë mund të transmetoj direkt në televizorin tim në shtëpi në mënyrë që gruaja dhe fëmijët e mi të mund të më shikojnë dhe ta ndajmë këtë moment në kohë reale.”
Ndërsa kompania po përpiqet ta kapitalizojë suksesin e fushatës së Kickstarter, Bytiqi tha se ka në plan të kërkojë partneritet strategjik për zgjerimin e ekipit me bazë në LA në konsolidim sa më të afërt të ekipit të tij në zonën e Silicon Beach.
“Kam ardhur këtu si refugjat lufte me familjen time dhe asokohe ne nuk kemi pasur asgjë, ndërsa gjatë rrjedhës së gati 20 viteve, unë kam arritur të shkollohem, të punoj për një biznes të madh dhe të themeloj dy kompani,” tha ai. “Unë nuk mund ta përshkruaj me të vërtetë se çfarë domethënie dhe kuptimi ka ky vend për mua.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë