LAJMI I FUNDIT:

Si u dogj autobusi në Gërmi?

Si u dogj autobusi në Gërmi?

Sot rreth orës 6:30 është djegur një autobus në Gërmi.

Zyrtarë të trafikut urban tregojnë se autobusi ishte në lëvizje kur ndodhi zjarri, bile se edhe kishe udhëtarë në të.


“Gjatë rrugës konduktori i ka lajmëruar për zjarrin, është ndalur autobusi dhe kanë zbrit pasagjerët”.

Tashti në vend të ngjarjes kanë dalë edhe inspektorati i komunës së Prishtinës, ndërsa policia dhe zjarrfikësit së bashku me punëtorët e pastërtisë kanë vazhduar të kryejnë punët e tyre, njofton Klan Kosova.

Alban Ymeri shef i Sektorit të Inspeksionit të Komunikacionit në komunën e Prishtinës tha se janë ftuar edhe inspektorati i emergjencave të cilët kanë bërë fotografimin e vendit të ngjarjes.

“Edhe policia janë dukë bërë një konstatim, ekspertizë për të kuptuar shkaqet kryesore që kanë çuar deri të zjarri”.

“Megjithatë ne e dimë se këta autobus janë shumë të vjetër dhe vazhdimisht kanë probleme teknike”.