LAJMI I FUNDIT:

Si t’i përballoni pushimet verore në mal kur jeni me fëmijë të vegjël?

Si t’i përballoni pushimet verore në mal kur jeni me fëmijë të vegjël?

Pushimet ideale për ju, që jeni të shoqëruar  nga fëmijë të vegjël, nuk mund të jetë vetëm në det, por edhe në mal.

Nëse vendosi t’i kaloni pushimet me familjen dhe fëmijët në mal, mund të përjetoni natyrën nga afër, ajrin e pastër, qetësinë e relaksinë. Sigurisht që pushimet në mal kanë rreziqet e tyre kur jeni të shoqëruar nga fëmijët tuaj, transmeton Kosovapress.


Udhëtimi

Gjëja e parë që do ju duhet të përballeni nëse vendosni të kaloni pushimet në mal është udhëtimi. Për të mbërritur në destinacion mund t’iu duhet të kaloni edhe në kthesa të shumta, të cilat mund të shkaktojnë të përziera për fëmijët. Por, për të shmangur të përzierat fëmijët mund të përdorin një byzylyk në dorën e tyre.

Lokaliteti  

Për të stabilizuar zakonin e vendit ku do të shkoni me pushime, është e nevojshme mendimi i pediatres. Le të themi që për një të sapolindur duhet patjetër të shmangësh pushimet në mal. Po ashtu, është e rëndësishme të mos zgjidhni një vend larg ambulancës ose farmacisë.

Ekskursionet 

Për të shmangur lodhjen e fëmijëve, së pari konsultohemi me guidën në internet për vështirësitë e një ekskursioni të zgjedhur nga ju. Janë gjithmonë të disponueshme detajet e një udhëtimi, për të shmangur lodhjen apo incidente te mundshme.

Çantat

Gjatë ekskursionit në mal të shoqëruar nga fëmijët, është e rëndësishme të keni bagazhet e nevojshme. Kështu, në çantë nuk duhet të mungojnë ndihma e shpejtë, palomat, krem kundër insekteve, numra telefoni e gjëra të tjera. /Telegrafi/