LAJMI I FUNDIT:

Si t’i lexoni 200 libra në vit? Shumë e thjeshtë, vetëm shmangni rrjetet sociale

Si t’i lexoni 200 libra në vit? Shumë e thjeshtë, vetëm shmangni rrjetet sociale

Njëherë, dikush e kishte pyetur Warren Buffett për sekretin e tij rreth suksesit.

Ai e kishte drejtuar gishtin te një grumbull librash dhe kishte thënë: “Lexoni 500 faqe në ditë. Kështu funksionon njohuria. Ju ndërton, si përbërës interesi. Të gjithë mund ta bëni këtë, por ju garantoj se vetëm pak nga ju do ta bëni këtë”.

Librat do t’ju japin kurajën për të udhëtuar, mund t’ju bindin ta lini punën. Librat do t’ju gjejnë hero të rinj dhe do të bëhen miku juaj i ngushtë, transmeton Telegrafi.

Por, leximi i 200 librave në vit disave mund t’ju duket si gjë e pamundur, edhe pse e mahnitshme.

Megjithatë, duhet vetëm pak matematikë e thjesht dhe mjete të duhura për ta bërë këtë.

Sa mendoni që merr kohë leximi i 200 librave në vit?

Fillimisht, le t’i shikojmë dy statistika të shpejta:

° Mesatarisht, një amerikan i lexon 200-400 fjalë për një minutë

° Mesatarisht, librat (jo fiktivë) i kanë rreth 50,000 fjalë

Tani, le t’i bëjmë disa kalkulime të shpejta…

° 200 libra x 50,000 fjalë = 10 milionë fjalë

° 10 milionë fjalë / 400 fjalë për minutë = 25,000 minuta

° 25,000 minuta / 60 = 417 orë

Pra, kaq ishte. Për t’i lexuar 200 libra, thjesht shpenzoni 417 orë në vit duke lexuar.

Por, çfarë do të thotë t’i shpenzoni 417 orë duke u përkushtuar në diçka të caktuar?

Këtë më së mirë e kuptoni duke llogaritur se sa kohë një amerikan shpenzon mesatarisht në rrjete sociale dhe duke shikuar televizor brenda viti:

° 608 orë në rrjete sociale

° 1642 orë duke shikuar televizor

Pra, 2250 orë në vit mund të jeni duke i shpenzuar në gjëra koti, kur ato mund t’i shpenzoni duke i lexuar mbi 1,000 libra në vit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori