LAJMI I FUNDIT:

Si t’i kombinosh xhinset e ngushta në vjeshtë dhe të dukesh në trend

Si t’i kombinosh xhinset e ngushta në vjeshtë dhe të dukesh në trend

Ndërsa shumë prej blogereve të modës mendojnë se koha e xhinseve të ngushta ka mbaruar, nëse hedh një sy rreth e rrotull, do të kuptosh që në e vërtetë nuk është kështu.

Sigurisht, të gjithë duan që t’u përshtaten trendeve dhe stileve të reja, por nëse disa siluetave iu përshtaten xhinset e mamit, ka të tjera që janë akoma të dashuruara me xhinset e ngushta.


Ok, stili ‘boyfriend’ vazhdon të jetë në trend dhe moda nuk i ka ikur, por edhe për xhinset e ngushta mund të thuhet e njëjta gjë.

Pavarësisht trendeve, disa veshje nuk duhen hequr asnjëherë nga gardëroba, madje nëse je akoma duke veshur stilin tënd me xhinse të ngushta, atëherë nuk ke arsye për të ndalur tani.

Xhinset e ngushta janë pa kohë, për ditën dhe për natën, dhe për më tepër, shkojnë me gjithҫka që ke në gardërobë. Cili është sekreti? Miksoji stilet!

Ҫfarëdo lloj bluze që ke veshur, balerina apo trendet e vjetra – në ҫdo lloj rasti, mos i lër mënjanë xhinset e ngushta.

Ja ku janë 14 stile të ndryshme që do të të frymëzojnë për sezonin e ri. E sigurt që, pasi t’i shohësh, nuk do të heqësh dorë nga xhinset e ngushta.