Ndonjëherë historitë e dashurisë shkojnë e vijnë, pa mundur të vëzhgojmë në mënyrë objektive njeriun që kemi përballë.
Herët a vonë diferencat dalin në pah dhe dashuria sikur venitet. Shfaqet ndjenja e mosbesimit dhe vetmia zë një hapësirë gjithnjë e më të madhe mes dy njerëzve të cilët, pavarësisht se ndajnë të njëjtin shtrat, kanë një oqean të tërë në mes.
Ju pëlqen të dini se cili është sekreti për t’ia dalë mbanë? Lexoni më tej…
1. Kur duhet të zgjidhni, mbyllni sytë
Është normale që, në shumë situata, aspekti fizik i një njeriu të jetë një ndër elementët kryesorë që marrim në konsideratë. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm: jeta e çdo dite dhe bashkëjetesa ka nevojë të bazoheni në të tjera themele thelbësore që na lejojnë të shijojmë çdo çast që kalojmë së bashku me partnerin. Mirëkuptimi, përkujdesja, dashuria, mirësjellja, ndjenja e humorit, aftësia për të dëgjuar, empatia janë shumë thelbësore.
2. Njerëzit e matur dëgjojnë dhe mësojnë
Kur marrim në konsideratë një partner që mund të na shoqërojë ditë pas dite, në rrjedhën e viteve që na mbeten për të jetuar, në momentet e trishta, ashtu si dhe të lumtura, është gjithmonë mirë të zgjedhim një njeri të sigurt, me kurajë dhe me një dozë të lartë vetëbesimi. Nëse veç të tjerash, është i lumtur të mësojë gjëra të reja ditë pas dite, çifti do të rritet e pasurohet edhe më shumë.
3. Duhet të jetë i aftë të shprehet, ndiejë, komunikojë dhe…të qeshë
Të gjithë e njohim rëndësinë e një ndjenje të mirë humori. Të dijë të qeshë e të relativizojë situatat, duke i konsideruar nga një tjetër këndvështrim, më pozitiv e me më shumë vullnet. Njerëzit që janë të aftë të ndiejnë dhe të shprehin ndjenjat, të thonë atë që i bën të ndihen keq apo atë që i bën të lumtur, janë patjetër femra e meshkuj me të cilët është gjithmonë shumë kënaqësi të shoqërohesh.
4. Zgjidhni personin që t’i ndajë pasionet me ju
Zgjidhni një person me një jetë të brendshme të pasur. Të jemi partnerë në jetë do të thotë para së gjithash të jemi miq, të jemi një skuadër, të argëtohemi e të rritemi së bashku, të kemi vlera të përbashkëta që forcojnë marrëdhënien.
5. Toleranca
Të gjejmë një shok për gjithë jetën, do të thotë para së gjithash, të gjejmë një person që na lejon të rritemi pranë tij, në harmoni e të lumtur, këshillon revista Psikologji. Toleranca duhet të jetë reciproke: duhet të jeni miq e të dashur, të ndiheni mjaftueshëm të guximshëm të ndërtoni një jetë së bashku e të ushqeni rrënjët e pemës që do të mbillni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi