2Ton ka konfirmuar se po punon në projektin më të ri.

“Prej asaj nate” titullohet kënga e re, e cila pritet që shumë shpejt të publikohet.


“Shumë shpejt kënga e re #PrejAsajNate...”, ka shkruar reperi në Instagram

Kujtojmë se tre javë më parë ka publikuar këngën “Diçka Tjetër”, e cila deri më tani ka mbi dy milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/