Edhe pse asnjë herbicid nuk mund të etiketohet ndonjëherë si “i padëmshëm” në kopsht, disa produkte të kuzhinës, janë një zgjidhje natyrale
Kur kemi mësuar për herë të parë për bimët në shkollë, ato dukeshin kaq të thjeshta: sigurohuni që të kenë sasinë e duhur të dheut, dritës së diellit dhe ujit dhe ato do të rriten.
Atëherë kemi mësuar se është pak më e ndërlikuar se kaq, dhe shumë faktorë të ndryshëm përcaktojnë nëse, ku, si dhe sa do të rritet një bimë.
Por, siç zbulojnë shumica e kopshtarëve të rinj në një moment ose në një tjetër, ka situata ku ju bëni gjithçka siç duhet dhe, pavarësisht kësaj, bima juaj nuk rritet.
Por më pas, nga ana tjetër, ka barërat e këqija që rriten disi nëpër të çarat më të vogla midis pllakave të jashtme, ose midis tullave, dhe pavarësisht gjithçkaje arrijnë të përparojnë dhe përhapen, transmeton Telegrafi.
Këtu janë disa mënyra për të hequr qafe barërat e këqija të padëshiruara:
Së pari, këputni gjithçka që mundeni
Pavarësisht se cilën metodë zgjidhni, mund të dëshironi të filloni duke këputni të paktën disa nga barërat e këqija ekzistuese – veçanërisht ato të degëzuara.
Uthulla
Nuk është për t’u habitur që uthulla është një vrasës natyral i barërave të këqija. Hidhni uthull alkooli mbi barërat e këqija disa ditë me radhë. Fillimisht do të tkurret, por më pas do të marrë ngjyrë kafe dhe do të thahet.
Kripa
Procedura është e njëjtë si me uthullën, vetëm se në vend të uthullës, barojën do ta mbuloni me një shtresë kripe. Lifehacker këshillon që tretësirën prej tre pjesë ujë në një pjesë kripë, ta spërkatni në barojat e këqija. Kripa duhet të jetë opsioni juaj i fundit sepse depërton thellë në tokë dhe asgjë nuk do të rritet në atë vend.
Bollguri
Nëse barërat e këqija nuk kanë mbirë ende, mund t’i mbani larg duke përhapur grimca misri përgjatë çarjeve ku rriten zakonisht.
Soda e bikarbonatit
Së pari, ujisni barojat me një zorrë kopshti. Më pas spërkateni një shtresë të trashë sode buke. Kjo gjithashtu vepron si një masë parandaluese përpara se barojat e këqija të fillojnë të depërtojnë midis pllakave ose çarjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lidhja e emrit dhe mbiemrit me suksesin në karrierë

Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë

Na trego çfarë sheh në fillim, të të tregojmë si e jeton jetën
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja