LAJMI I FUNDIT:

Si të përballeni me diarrenë gjatë shtatzënisë, çfarë të hani, por edhe kur është koha për të shkuar te mjeku

Si të përballeni me diarrenë gjatë shtatzënisë, çfarë të hani, por edhe kur është koha për të shkuar te mjeku

Pesë këshilla për trajtimin e diarresë gjatë shtatzënisë: Të gjitha këto mund t’i bëni në shtëpi, ndërsa gjashtë raste janë alarm për të shkuar te mjeku!

Diarreja dhe problemet e tjera të traktit tretës mund të jenë shumë të shpeshta në shtatzëni, veçanërisht në fillim të saj.

Megjithatë, nuk duhet ta injoroni, sepse mund të ndodhë dehidratim, transmeton Telegrafi.

Çfarë e shkakton diarrenë në shtatzëni?

1. Ndryshimet hormonale
2. Intoleranca ushqimore.
3. Ndryshimi në ushqim.
4. Përdorimi i disa suplementeve.

Si mund ta trajtoni diarrenë

Në shumicën e rasteve nuk do të keni nevojë për ndonjë trajtim shtesë, përveçse t’i kushtoni vëmendje ushqimit dhe ujit.

1. Shmangni ushqimet e skuqura, të yndyrshme dhe pikante.
2. Hani ushqime të gatuara ose të pjekura në skarë, si oriz, mish pule, makarona pa salcë.
3. Hani fruta pa lëvore, si mollë, dardha, banane.
4. Pini ujë të valuar.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

▪ Nëse keni gjak në jashtëqitje
▪ Nëse keni dhimbje të forta stomaku
▪ Nëse villni
▪ Nëse keni temperaturë më të lartë se 38˚C.
▪ Nëse keni më shumë se tre jashtëqitje të lëngshme (e ujshme) në ditë
▪ Nëse keni më shumë se dy jashtëqitje të lëngshme për disa ditë rresht

/Telegrafi/