Si të përballemi me infertilitetin mashkullor?

Shpesh meshkujt, infertilitetin e vet e përjetojnë si humbje të burrërisë - si pamundësi të fekondimit të qelizës vezë femërore. Përveç kësaj, disa teste për fertilitet, mund të jenë të pakëndshme, madje edhe nënçmuese.
Prof.Ass. Arbër Neziri
urolog
044-136 774
Për shumicën e meshkujve, shenja e vetme e numrit të ulur të spermatozoideve është pamundësia e fekondimit të qelizës vezë femërore. Çifti konsiderohet infertil nëse nuk arrin të fillojë fëmijë pas një viti marrëdhëniesh të rregullta seksuale.
Nëse shkaktarë janë çrregullimet hormonale, janë edhe disa shenja, si p.sh. zvogëlimi i qimeve të trupit dhe fytyrës, ose problemet me funksionet seksuale.
Shkaktarët
Varikocela: termi nënkupton zgjerim të venave të pleksusit pampiniform që mund të ndikojë në prodhimin e spermatozoideve. Ky shkaktar i shpeshtë mund të largohet me intervenim kirurgjikal.
Dëmtimet e spermëpërçuesve: Dëmtimet, infeksionet, operimet mund të dëmtojnë d.deferense që përcjellin spermën nga testiset deri në penis.
Antitrupat anti-spermatozoid: Meshkujt që kanë Antitrupa anti-spermatozoid, kanë sistem imunitar që sulmon spermën vetanake. Kjo gjendje haset shpesh tek meshkujt që bëjnë reversionin pas vazektomisë, pastaj tek infeksionet ose gjatë lëndimeve.
Problemet me prodhim të spermës: Janë probleme nga shkaktarët trashëgues-gjenetik si sindroma e Klinefelterit ose çrregullimet hormonale, si p.sh dëmtimet e hipofizës. Nëse kemi problem shëndetësorë trashëgues, mundësia është më e madhe të kemi mungesë të plotë të spermatozoideve në spermë (azoospermi).
Faktorët e rrezikut
Problemet gjenetike ose hormonale. Disa gjendje të caktuara shëndetësore si p.sh., Sindroma e Klajfelerit, ose problemet me prodhim të hormoneve, ndikojnë në prodhimin e spermës.
Abuzimi me opioid. Numri i spermatozoideve mund të zvogëlohet me përdorimin e substancave ilegale, si p.sh kokaina ose marihuana.
Pirja e duhanit ndikon në zvogëlimin e numrit të spermatozoideve.
Trashësia e tepërt shkakton ndërrime hormonale që ndikojnë në prodhimin e spermës.
Helmet nga ambienti i jashtëm. Rrezatimi, kemikaliet e ndryshme, disa barna dhe nxehtësia e tepërt mund të zvogëlojnë prodhimin e spermatozoideve.
Mjekimi i karcinomës
Tretmani radiologjik, hemoterapeutik mund të rrezikojnë prodhimin e spermatozoideve.
Intervenimet kirurgjike dhe lëndimet mund të ndikojnë në testise, në prodhimin e spermatozoideve.
Terapia dhe barnat
Largimi i varikocelës: Intervenimi kirurgjik në varikocele mund të përmirësojë numrin e spermatozoideve dhe të rrisë mundësinë e shtatzënisë.
Zëvendësimi i hormoneve: Nëse hipofiza ose hipotalamusi nuk prodhojnë sasi të konsiderueshme të hormonit, atëherë duhet të merret terapia substitucionale (injeksionet gonadotropine). Në disa raste duhet të merret terapia edhe një vit e gjysmë derisa të arrihet fertiliteti normal.
Mjekimi i infeksioneve: Nëse analizat e gjakut zbulojnë numër të madh të leukociteve, është e mundur të kemi infeksion që ndikon në prodhimin e spermatozoideve.
Preventiva:
Mos pini duhan. Duhanpirja mund të dëmtojë spermën dhe rrezikojë prodhimin e spermatozoideve.
Ndërpriteni marrjen jashtë mase të pijeve alkoolike; marrja e mbi 2 pijeve alkoolike për 24 orë te meshkujt zvogëlon prodhimin e spermatozoideve dhe ndikon në libido.
Largojuni të drogave opioide. Substancat si marihuana, kokaina, zvogëlojnë prodhimin e spermatozoideve.
Qëndroni në formë: Obeziteti, poashtu zvogëlon spermatogjenezën.
Qëndroni ‘cool’. Largojuni saunave, banjave ujore të nxehta, sepse faktori termik i tejzgjatur mund të zvogëlojë numrin e spermatozoideve.
Ushqimi i rregullt. Marrja e sasive të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve, si dhe arrave, etj., ndikon në furnizimin e organizmit me vitamina, minerale, të domosdoshme për organizëm dhe funksionim të rregullte të sistemit reproduktiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm