LAJMI I FUNDIT:

Si të kursejnë energji elektrike Qendrat Tregtare?

Si të kursejnë energji elektrike Qendrat Tregtare?

Në kohën kur jemi afër sezonit të dimrit dhe është bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike për shkak të krizës, KEDS ka dhënë disa rekomandime se si qendrat tregtare mund të kursejnë energjinë elektrike.

KEDS thekon se dyqanet e mëdha me shumëllojshmëri dritash dekoruese, reklama të shumta, klima dhe pajisje tjera, konsumojnë mjaft shumë energji, që mund të kursehet shumë lehtë, nëse stafi i çdo dyqani informohet për mënyrat e kursimit të energjisë elektrike dhe më pastaj inkurajohet për aplikimin e tyre.


Ja disa nga këto këshilla që mund t’i aplikoni lehtë:

  • Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues që kanë qendrat tregtare është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.
  • Përdorni drita LED, sepse ato janë shumë më efiçiente.
  • Konsideroni instalimin e dyerve automatike ose rrotulluese. Lënia e derës së përparme gjerësisht e hapur do t’u lejojë klientëve qasje dhe dalje të shpejtë nga ndërtesa, por në të njëjtën kohë edhe humbje të freskisë apo nxehtësisë.
  • Programoni ftohjen të mos fillojë derisa temperatura e brendshme të kalojë 24°.
  • Nëse keni mundësi instaloni sensorë të lëvizjes për të ndezur dhe fikur dritat në hapësirat që nuk janë në përdorim të vazhdueshëm (p.sh dhomat e provës, zona për punëtorë, etj.).
  • Nëse është e mundur, ftohja të fiket një orë para përfundimit të punës. /Telegrafi/