Joe Biden, i parashikuar si fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane, do të trashëgojë një ekonomi të rrënuar nga pandemia, por që po tregon shenja rimëkëmbjeje.
Agjenda ambicioze ekonomike e Bidenit do të përballet me pengesa në një Kongres të ndarë përgjatë linjave partiake.
Tregjet e aksioneve amerikane u ngritën pas parashikimeve se demokrati Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale. Analistët financiarë thonë se investitorët do të kenë edhe më shumë besim nëse republikanët mbajnë shumicën e Senatit.
Dan Geltrude është profesor i financës në Universitetin Shtetëror Montclair.
“Tregu i aksioneve do një qeveri të ndarë për faktin se gjërat janë të parashikueshme. Sepse jo shumë gjëra mund të ndryshojnë kur ke një qeveri të ndarë”, thotë profesori i financave në Universitetin Shtetëror Montclair, Dan Geltrude.
Vazhdimi i rimëkëmbjes së ekonomisë është i lidhur ngushtë me përparimet në luftën kundër pandemisë. Ndërsa rastet e coronavirusit janë shtuar, gjithashtu janë raportuar rezultate premtuese të provave për vaksina. Ekonomistët thonë se do të jetë një sfidë për administratën Biden kthimi në kushtet ekonomike para goditjes nga pandemia.
“Akoma jemi në një gropë të thellë ekonomike. Duhen rikuperuar 10 milion vende pune që të kthehemi tek situata para shkurtit, dhe pritshmëritë janë që kjo të ndodhë në vitin 2022″, thotë James W. Hughes, profesor i ekonomisë në Universitetin Rutgers.
“Gjatë fushatës, Biden premtoi rritje taksash për korporatat dhe të pasurit për të financuar nisma në kujdesin shëndetësor, arsim, mjedis dhe infrastrukturë. Opozita e bashkuar republikane është kundër rritjes së taksave. Rritja e taksave nuk është gjëja më e mirë për ekonominë. Por planet për infrastrukutën do të jenë ato që do të kthejnë njerëzit në punë”, thotë Geltrude.
Nën administratën Biden, Amerika pritet të rikthehet në marrëveshjen e Parisit për klimën. Zoti Biden ka premtuar një “revolucion të energjisë së pastër” që do të vinte vendin në shtegun drejt eliminimit të plotë të ndotjeve nga karboni deri në vitin 2050.
“Nëse bëhet menjëherë, do të shikonim disa çështje specifike në ekonomi sepse gjithçka ndikohet nga industria e naftës”, thotë profesori Dan Geltrude.
“Amerika duhe të jetë në pozitë udhëheqëse globale dhe jo të mbetet prapa kur flitet për zhvillimin dhe investimin në teknologji dhe transformimin e ekonomisë”, thotë profesori James W. Hughes.
Mes errësirës së krijuar nga pandemia, disa shohin një të ardhme të ndritshme.
“Epoka e zbulimeve nuk ka marrë fund. Ndërsa vazhdojnë përparimet teknologjike, do të shohim rritjen dhe shpërthimin e një ekonomie që as nuk mund të na shkojë në mendje tani”, thotë Hughes.
“Nëse qeveria nuk bën diçka ekstreme dhe thjeshtë i lejon njerëzit të shpenzojnë paratë e tyre, sepse ata e dinë më mirë për veten e tyre, mendoj se na presin ditë të mira”, thotë Geltrude.
Ka të ngjarë që zoti Biden të përqendrohet fillimisht tek masat e stimulimit ekonomik. Para pandemisë, Amerika gëzonte një zgjerim ekonomik 10-vjeçar, me paga në rritje dhe rënie të papunësisë në nivele historike. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi