Ajo është trajnerja e njohur e spektaklit të talenteve, “The Voice Australia”, e cila së fundmi u kthye nga Evropa në kontinentin australian.
Dhe duket se vendasit në Sydneye kanë mirëpritur si më së miri Rita Orën, shkruan DailyMail.
Bukuroshja 31-vjeçare dukej të ishte në humor të mirë, teksa përfundoi një stërvitje në palestër në Sydney të premten.
Për seancën e saj stërvitore, këngëtarja shqiptaro-britanike veshi një ansambël ngjyrë vjollce, përkatësisht geta dhe një bluzë të shkurtër.
Rita mbështolli një bluzë të zezë mbi belin e saj të tonifikuar dhe i la kufjet e saj të mëdha të qëndronin në qafë.
Ajo e kombinoi setin e saj të veshjeve atraktive me një palë atlete të markës “Nike”, me ngjyrat e gjelbër, e bardhë dhe e zezë.
Duke dëshmuar se sa një vendase është bërë kohët e fundit, Rita bëri me dorë nga paparacët kur i pa ata teksa e fotografonin.
Ndërkohë, në një moment tjetër, ajo madje u pa edhe duke drejtuar gishtin nga personi që po e fotografonte teksa ecte në rrugën e ngarkuar.
Artistja shqiptare me famë botërore gjithashtu tregoi bicepsin e saj dhe nuk e kursente buzëqeshjen, teksa u fotografua me banorët aty pranë.
Rita ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, ku edhe këtë vit është zgjedhur si një nga katër trajnerët e talenteve të reja.
Ndërkohë i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, 46 vjeç, gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në fazën e post-produksionit.
Duke folur në një intervistë të fundit për The Independent, Rita pranoi se dëshiron ta mbajë lidhjen e saj larg vëmendjes, në mënyrë që ‘ta mbrojë’ atë.
Ajo tha: “Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja. Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë”.
“Nuk do ta kisha ditur këtë nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha shqiptarja për The Independent.
Kur iu kërkua të shtjellonte më tej, Rita tha se dikur ishte ‘aq besimtare dhe ndonjëherë e tepërt’ në lidhje.
Rita u njoh me regjisorin fitues të çmimit “Oscar” në shkurt të vitit 2021, ndërsa ajo ndodhej në atë kohë për sezonin e vitit të kaluar të “The Voice Australia”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit