Si të hani, si të pini, si të silleni në restorant dhe çdo rregull të mirësjelljes që duhet ta dini
Tatiana Polyakova është eksperte e rregullave të mirësjelljes me një përvojë prej mbi 20 viteve.
Ajo e din saktësisht se si duhet të silleni në tavolinë, çfarë gjërash është në rregull t’i diskutoni me njerëz të panjohur dhe cilat tema nuk duhet të diskutohen are, transmeton Telegrafi.
Ndonëse vet Tatiana është eksperte në këtë aspekt, ajo mendon se disa rregulla mund të thyhen.
Çështja është që thjesht ta dini se cilat rregulla bën të thyhen e cilat janë të shkruara në gur.
Bright Side i ka analizuar rekomandimet e saj dhe i ka zgjedhur t’i prezantojë disa prej këshillave më të nevojshme.
Si të silleni në tavolinë të restorantit
• Mos e vendosni telefonin apo laptopin në tavolinë
• Uluni në 3/4 e karriges dhe mbani gjunjët bashkë
• Çanta e zonjës duhet të vendoset në karrigen afër saj ose prapa shpinës. Asnjëherë mos e lini çantën në dysheme. Fillimisht, për shkak se nuk është e sigurt për gjërat e vlefshme që mund t’i keni aty dhe, së dyti, shërbyesi mund të ngatërrohet me këmbë aty.
• Frazat si “jam duke provuar të humbi peshë” apo “a ka gluten kjo bukë?” janë të ndaluara. Temat sikur shëndeti, politika dhe religjioni nuk duhet të diskutohen asnjëherë.
• Gjatë ushqyerjes, peceta duhet të hapet vetëm deri në gjysmë të prehrit. Në ngjarje më të rëndësishme, gjunjët duhet të mbulohen krejtësisht.
• Gjatë një dreke biznesi, ju mund të flisni për biznes vetëm pasi ta keni bërë porosinë.
• Nëse shihni një insekt apo krimb në pjatën tuaj, mos bërtitni apo mos kërkoni ndihmë. Në heshtje i tregoni shërbyesit për problemin tuaj. Kjo është çështje delikate dhe nuk është nevoja ta bëni publike.
• Nëse duhet të largoheni për pak minuta, mos tregoni se jeni duke shkuar në tualet për ta bërë një telefonatë apo për t’i rregulluar flokët. Thjesht thoni “më falni një moment, do të kthehem shpejt”. Kjo është një mënyrë që tregon se nuk jeni duke u larguar për të mos u kthyer. Edhe pecetën mund ta përdorni për ta specifikuar këtë: nëse pecetën e lini në pjesën e pasme të karriges atëherë kjo nënkupton se do të ktheheni, por nëse peceta është e vendosur në ulëse të karriges, atëherë jeni duke u larguar krejtësisht.
• Shumica e femrave joshëse thonë se nuk lënë bakshishe. Sidoqoftë, bakshishet janë të domosdoshme pavarësisht situatës. Konsideroni bakshishet si diçka që duhen paguar.
Si të hani
• Kur e marrim një pirunë apo thikë nga tavolina, asnjëherë nuk duhet ta rivendosim në tavolinë. Lugat, pirunët dhe thikat duhet të mbesin në pjatë.
• Mos kafshoni copa të mëdha të bukës. Merrni copa të vogla të bukës që mund t’i hani.
Rregullat e komunikimit me njerëz që nuk i njihni mirë
• “Burri im është avokat i njohur” është frazë e cila nuk ka kuptim sepse nëse personi është i famshëm, njerëzit veçse e dinë ose do ta dinë gjatë bisedës.
• “Fëmija jonë është kampion” është qëndrim personal. Asnjëherë nuk e dini se nëpër çfarë po kalojnë njerëzit përreth juve – mund të keni afër një çift që së fundmi e ka humbur një fëmijë dhe deklaratat e tilla mund t’i lëndojnë ata.
• Nëse dikush ju komplimentin për mënyrën se si dukeni, mos u nxitoni ta shpjegoni veten duke thënë “oh, këtë e kam blerë me zbritje” apo “faktikisht është xhaketë e vjetër”. Mjafton ta falënderoni personin.
Si të konsumoni alkool
• Mbajeni mend faktin se njerëzit shpesh jua harrojnë emrin por e mbajnë mend se çfarë pije porositni.
• Për porosinë e alkoolit mendoni paraprakisht dhe keni në konsideratë se cilat pije dhe ushqime mund të përzihen e cilat jo. P.sh. verë të kuqe me mish të kuq, verë të bardhë me peshk, etj.
• Provoni pije të ndryshme për ta krijuar mendimin tuaj dhe ta kuptoni se çfarë ju pëlqen e çfarë jo. Në restorante të ndryshme dhe qytete të ndryshme, e njëjta pije mund të ketë shije tjetër dhe t’ju jep ndjenja tjera.
• Nëse ftoni shumë njerëz për darkë, ka shanse që nuk do t’i befasoni me gatimin tuaj. Kështu, ofrojuni mysafirëve pije të cilat rregullisht nuk i provojnë.
• Njohja e verërave dhe emrave të llojeve të ndryshme të gotave është e rëndësishme. Kjo është një mënyrë e mirë për ta prezantuar veten. Rrobat dhe këpucët nuk janë aq interesante për tjerët kur ka diçka tjetër më interesante për t’u diskutuar.
• Gotën e shampanjës mbajeni në “bishtin” e gotës
• Gjithmonë lëreni 10% të pijes në fund të gotës. Kështu i tregoni secilit se nuk jeni të varur dhe thjesht keni qenë duke e shijuar pijen.
• Kur pini, shikoni tjerët në sy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A